E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje gazetar i Bulevard denoncon dhune fizike per shkak te detyres

Durrës, 25 mars 12:02 NOA – Një gazetar ka denoncuar dhunë fizike të ushtruar ndaj tij për shkak të detyrës dhe policia deklaroi shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA në Durrës, informon se denoncimi është bërë sot, nga Adrian Llana, 41 vjeçar, lindur dhe banues në Durrës lagjja nr. 11, me arsim të lartë, profesion gazetar.

Llana ka bërë kallëzim penal për arsye se dje (e Martë), rreth orës 15.00, në ambientet e  redaksisë së gazetës “Bulevard” ku punon, është goditur me grusht nga Redi Kodra, banor i qytetit të Durrësit për shkak të detyrës së tij si gazetar.

Policia tha se ka shpallur në kërkim të dyshuarin Redi Kodra, të cilin e akuzon për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” dhe “Fyerje për shkak të detyrës”.

a.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›