E Diel, 1 Nëntor 2026

Prodhuesit e bukës: U shtrenjtuan të gjitha produktet bazë

24/12/2010  Shkon një bukë standarde në 120 lekë, pretendohet për kosto të lartë

FIER- Tashmë rritja e çmimit të bukës produktit bazë jetik është bërë realitet. Por prodhuesit e bukës e përligjin këtë fakt me rritjen e çmimit të miellit. Një nga prodhuesit e bukës, kreu i shoqatës së prodhuesve të bukës “Apolonia” në Fier, Kajo Hallkaj, është shprehur se ka qenë i detyruar të bëjnë rritje të çmimit të bukës për shkak të rritjes së produkteve të tjera.

Rritja e çmimit

“Duke qenë pjesë e konsumatorëve edhe unë, ka thënë Hallkaj, e ndjej njësoj si ata rritjen e çmimit të bukës në treg. Dhe u kërkoj ndjesë në këtë rast. Por problemi është se për kohët që kanë ardhur kemi qenë të detyruar të bëjmë këtë rritje cilësore. Kjo do të thotë se kemi rritje në përqindje qoftë edhe në lëndët e para që ne marrin ku kemi një rritje totale mbi 25%. Kemi rritjen e majasë me 14%, rritjen e kripës me 20%, rritjen e ujit 12%, rritjen e sheqerit mbi 35% rritjen e naftës 20%, rritjen e fuqisë punëtore 11% , transporti 2%, tatim-taksat me 2%, ambalazhin etj. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit të bukës. Aktualisht duke u ballafaquar me koston e prodhimit të bukës dhe fitimin nuk korrespondonin siç duhet kostoja me fitimin”. Por pavarësisht këtyre, dita e djeshme ka qenë e prekshme për konsumatorin fierak, Rritja e çmimit të bukës ka qenë konkrete për të gjitha furrat e prodhimit të bukës. Në rrethin e Fierit janë rreth 60 subjekte të furrave të bukës. Në regjistrat e tatim-taksave nuk dihet se sa është numri real i këtyre bizneseve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›