ISKSH, rriten vizitat nga mjekët e familjes
Autori i Lajmit: red.
Fillimi i reformës në shërbimin shëndetësor parësor në janar të vitit të kaluar, e bëri personelin shëndetësor më të interesuar për rritjen e cilësisë së shërbimit, pasi edhe mënyra e shpërblimit të tyre ndryshoi. Sipas Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), qendrat shëndetësore tashmë marrin bonusin për aktivitet (10% të buxhetit) dhe bonusin tremujor (5% të buxhetit). Statistikat tregojnë se numri i vizitave që kryen një mjek familjeje gjatë një dite, është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2006. Standardi i kërkuar është 12 vizita në ditë nga mjekët për të gjitha grup-moshat në qendrat shëndetësore për zonat urbane, 9 në zonat fushore e kodrinore, 6 në zonat malore te thellë dhe 10 për mjekë për fëmijë e specialistë të kontraktuar me ISKSH-në. “Ka rritje konstante të aktivitetit të mjekëve në zonat urbane dhe rurale. Në nivel zonal janë kryer 5,9 vizita në 2006, 7,8 vizita në 2007 dhe 9,1 vizita në 2008. Numri mesatar ditor i vizitave për mjek, krahasuar me vitin 2006, u rrit me 32% në vitin 2007 dhe 54% në vitin 2008, ndërsa krahasuar me vitin 2007 në vitin 2008, kemi një rritje me 17%”, thotë zëdhënësja e ISKSH-së, Etiola Kola.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008