E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hilary Swank, dënohet për një mollë

17/03/2005  Kur lexon akuzën, mund të duket një krim i rëndë: “importim ilegal frutash”. Duket se ka qënë pikërisht faji i Hilary Swank, fituese e cmimeve Oscar për filmat “Million Dollar Baby” dhe “Boys don’t cry”, e cila kishte marrë një mollë dhe një portokalle në Zelandën e re. Por ligji aty është i qartë. Ndalohet sjellja e frutave nga kontinente të tjera, për të evituar qarkullimin e sëmundjevve. Ndërsa për aktoren ka qënë vetëm një gjobë prej 112 eurosh të cilat ajo i ka paguar...

Ende nuk dihet se cila do të jetë teza që avokatët e mbrojtjes do t’i servirin gjykatësit. Nuk dihet edhe për cfarë motivi, një personazh i famshëm si Hilary Swank, që fiton miliona dollarë, të përfshihet në një skandal kaq banal. E megjithatë, ministria e Agrikulturës dhe pyjeve në Zelandën e Re, duket se nuk ka për qëllim të tërhiqet.

“Fakti që është një personazh i famshmë, bën që cështja të përfundojë në të gjitha mediat- shprehet William Minchin, zëdhënësi i ministrisë- por kjo nuk fshin qartësinë e ligjit”. E ndërsa ligji thotë se nuk mund të hyjnë nga vendet e tjera, lule apo fruta, pa pasur një autorizim të saktë. Kjo gjë bëhet për të ndaluar shpërhapjen e specieve vegjetale që shkaktojnë sëmundje të rëndësishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›