Gramoz Ruci: Synojmë zgjerimin e koalicionit me parti të tjera
07/04/2005 Sekretari i PS sqaron aleancat para dhe pas votimeve
Partia Socialiste synon të zgjerojë koalicionin e saj edhe me forca të tjera politike përveç partive tradicionale. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Gramoz Ruçi, tha se "PS-ja dhe aleatët e saj e kanë rënë dakord se jemi të hapur që jo vetëm të mos ngushtohet "Koalicioni për Integrim", por ai të zgjerohet". Megjithatë, Ruçi thekson se nuk ka ardhur ndonjë kërkesë e forcave të majta të spektrit politik për ndonjë bashkëpunim parazgjedhor. "Nëse do të ketë të tilla kërkesa, do të vendosë tryeza e këtyre partive me konsensus për të zgjeruar koalicionin, pra problemi është i hapur", tha Ruçi. Në lidhje me bisedimet, që kanë nisur mes aleatëve, numri dy i selisë socialiste tha: "Takimet e tjera do të vazhdojnë në nivel bilateral dhe do të diskutohet për programe të përbashkëta, deri në masa politike dhe organizative të përbashkëta, në nivel lokal dhe qendror". Dy ditë më parë, kreu i PS-së ka zhvilluar disa takime me aleatët e partisë së tij, ku janë trajtuar çështje të tilla si, "nëse ekziston apo jo vullneti politikë që "Koalicioni për Integrim" të funksionojë edhe gjatë fushatës elektorale, por edhe pas fushatës elektorale, në bazë të rezultateve respektive që do të marrin këto subjekte politike. Së dyti, është diskutuar për angazhimin që sigurimi i standardit të këtyre zgjedhjeve të jetë prioritar. Së treti, u diskutua për masat politike dhe organizative në nivel bilateral që gjatë fushatës secili nga subjektet politike brenda standarteve demokratike, brenda Kushtetutës dhe Kodit Elektoral, të marrë verdiktin që do t'i japë elektorati shqiptar. Sipas Ruçit, "rezultati i këtyre bisedimeve aktualisht ka shënuar ekzistencën e një vullneti të përbashkët që koalicioni të funksionoj edhe gjatë fushatës dhe me bashkëqeverisjen pas saj". Ruçi ka mohuar mundësinë e daljes si kandidatëve të pavaruar nga kjo parti.
Brokaj: Ska koalicion para zgjedhjeve
Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sabit Brokaj, deklaron se forca e tij politike do të dalë e vetme në zgjedhjet e përgjithshme. Për deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ku theksohet se kjo parti synon të zgjerojë koalicionin e saj me forca të tjera, përveç atyre tradicionale, Brokaj tha se "Ruçi ka bërë mirë që e ka dhënë këtë deklaratë, por LSI-ja do të mbajë atë qëndrim që është bërë publik kohët e fundit". Përfaqësuesit e LSI-së po përgatisin strukturat e tyre për t'u futur të vetëm në zgjedhje, duke përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me forca të tjera politike, pavarësisht deklaratës së Rruçit, ku shprehet se, "nëse do të ketë ndonjë kërkesë për bashkëpunim tryeza e koalicionit për integrim do të vendosë ose jo për zgjerimin e këtij koalicioni".