PS: Për çdo zonë tri kandidatura

07/04/2005 Kryesia do të vendosë se cili nga propozimet do të konkurojë për zgjedhjet parlamentare
KZE, KPD dhe Kryesitë kanë të drejtë të paraqesin emrat
Kryesia e Partisë Socialiste do të kërkojë nga degët e kësaj partie në rreth, paraqitjen e maksimumi tre kandidaturave për deputetë për çdo zonë elektorale të vendit. Projektplani përcakton të gjitha procedurat që do të ndiqen nga Komitetet Zonale Elektorale, nga Komitetet e Përgjithshme Drejtuese të rretheve dhe nga kryesitë për përzgjedhjen e emrave të kandidatëve për deputetë. Të trija këto struktura kanë të drejtën e sjelljes së një propozimi për kandidat për deputet për çdo zonë elektorale. Miratimi i projektplanit që do të ndjekin strukturat e kësaj partie, në degë do të shqyrtohet dhe miratohet nga mbledhja e Kryesisë, që pritet të mbahet brenda këtyre ditëve. Brenda fundjavës së ardhshme, PS-ja pritet të mbledhë dhe KPD për të miratuar këtë projektplan, i cili do të gjejë zbatim në të trija strukturat e degëve.
Kandidatët
Partia Socialiste në këtë mënyrë synon të zbusë debatet e ashpra të shënuara kohët e fundit në strukturat e saj për nxjerrjen e kandidatëve për deputetë. Listat e hartuara me kandidatë nga të trija strukturat e degëve do të marrin shqyrtimin e Kryesisë të PS-së dhe më pas të KPD-së. Ratifikimin përfundimtar të listës me 100 kandidatët për deputetë, me të cilët PS-ja do të përballojë zgjedhjet e përgjithshme, do të bëhet nga Kongresi i këtij fundmuaji. Në këtë mënyrë, PS-ja do t'i lërë hapësira të trija strukturave për të zgjedhur të preferuarit e tyre, në ato zona ku ka përplasje. Por, në shumicën e rasteve, një zonë elektorale mund të ketë një ose dy alternativa për deputet. Rasti më i mirë i mirëkuptimit të strukturave në degë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë është Tirana. Kjo pasi disa javë më parë kreu i partisë, Fatos Nano, ka zyrtarizuar emrat, me të cilët PS-ja do të rivalizojë partitë e tjera.
Prorgami
Mbledhja e Kryesisë së PS-së do të miratojë dhe projektprogramin elektoral të partisë, i cili po hartohet kohët e fundit nga komisionet e përhershme të KPD-së si dhe nga grupet e posaçme të punës. Ky projektprogram do të përcaktojë veprimtarinë që PS-ja do të ndjekë gjatë dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme. Përgatitja e mesazheve, logove dhe mënyra se si do të zhvillohet fushata elektorale, do të jenë një nga pjesët e këtij planprojekti. Një vend të rëndësishëm do t'i kushtohet dhe marrëdhënieve me aleatët, ku një rol të rëndësishëm kanë zbatimi i formulave të bashkëpunimit në rrethe.
PBDNJ në 6 zona së bashku me organizatën Omonia
Organizata e minoritetit grek Omonia do të mbështetet nga PBDNJ në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këshilli kombëtar i kësaj organizate ka përcaktuar gjashtë kandidatë për deputetë në zonat e jugut të Shqipërisë, ku beson se ajo ka një elektorat konkurrues. Këta kandidatë do të afishohen fillimisht si kandidatë të pavarur, për të mos pasur konflikt më ligjin dhe më pas do të mbështeten nga Omonia dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Ky është, sipas drejtuesve të Omonias, dhe hapi i parë për njohjen e saj si një subjekt politik me të drejtën e konkurrimit sipas ligjit kushtetues shqiptar. Kandidatët e saj do të konkurrojnë në Himarë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër dhe Përmet, ku pretendojnë se ka edhe pakica kombëtare minoritare greke. Kryetari i Omonias, Jani Jani, thotë se ky është dhe hapi i parë drejt legalizimit dhe rikthimit të kësaj organizate në jetën politike shqiptare, si një subjekt politik. Omonia është aktualisht pjesa kryesore e PBDNJ dhe prej kësaj partie është marrë dhe miratimi i heshtur dhe mbështetja për kandidatët e pavarur në këto zona, pa afishuar ajo si parti kandidatë të saj. Shoqatës Omonia iu hoq e drejta në vitin 1992 për të marrë pjesë në jetën politike shqiptare si subjekt nacional etnik.