E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramoz Ruçi harron të përshëndesë rezolutën e PE-së, nuk harron të përsërisë të njëjtat gënjeshtra

Partia Socialiste, në kushte e mungesës 12-mujore të argumenteve për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, vijon tjerë e të tjerrë, e më pas edhe të artikulojë e artikulojë gënjeshtra pa fund. As më shumë e as më pak, këtë bëri dje edhe Gramoz Ruçi, kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie. Duke bërë harraqin në mënyrë të përsëritur, deri në atë masë s atë harronte të përshëndeste rezolutën e Parlamentit Europian, me besimin në vetvete se gënjeshtra e tij do të ishte më bindëse, Gramoz Ruçi çuditi të gjithë dje, kur kishte kuptuar më në fund se ngritja e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009, me objekt hetimin e materialeve zgjedhore (jo të fletëve të votimit) është një problem “i domosdoshëm”. Ndoshta, as dje ai nuk do e kishte kuptuar këtë “domosdoshmëri”, sikurse mos ta shprehte në rezolutën e tij Parlamenti Europian. Se po te ishte për të kundërtën, Gramoz Ruçi kishte gjithë kohën e duhur në dispozicion, saktësisht që nga data 19. 03. 2010, për të kuptuar se një komision i tillë, i cili “lindi” në këtë datë, ka ekzistuar që prej më pak se katër muaj para se të shprehej dje Parlamenti Europian.
Për ta lehtësuar sado pak pozitën e Gramoz Ruçit, po besojmë se ai ka harruar, se një komision i tillë ka qenë ngritur me vendim Parlamenti, po besojmë gjithashtu se ai ka harruar se nga 15 anëtarë të këtij komisioni, të votuar nga parlamenti, pjesës së listës së shumicës së këtij komisioni që duhet ti takonte pakicës së PS-së, ende është bosh, sepse Gramoz Ruçi ka “harruar” (harraq i madh na doli edhe ky) të dërgojë emrat e deputetëve të PS-së, anëtarë të këtij komisionisi, po ashtu po harrojmë se ky komision, ende nuk ka një emër kryetari, për faktin e thjeshtë dhe banal se Gramoz Ruçi, ka qëlluar harraq, dhe nuk ka dërguar një emër për këtë “post”.
Ndërsa, kushdo, për hatër të Gramoz Ruçit, mund të bëjë harraqin për pjesën “teknike” të organizimit dhe infrastrukturës ë komisionit hetimor të zgjedhjeve, “i legjitimuar” që në 19. 03. 2010, askush, as Gramoz Ruçi, nuk mund të bëjë harraqin për pjesën e “objektit” të komisionit. Kjo sepse, ndërsa Gramoz Ruçi “pretendonte” dje se “objektin e komisionit hetimor”, ai dhe të vetët e kishin kërkuar prej 12 muajsh, është e pafalshme të bëjmë harraqin se në pikën III të vendimit të tij të datës 19. 03. 2010, Parlamenti “sanksiononte” se, “Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje, përveç çështjeve për të cilat ka vendime të gjykatave të vendit, janë në shqyrtim gjyqësor apo për të cilat është regjistruar kallëzim penal në Prokurori. Objekti i hetimit duhet të jetë i argumentuar dhe duhet të përmbajë fakte ose kompleks faktesh të cilat tregojnë qartë se për çfarë po hetohet”.
Pavarësisht këtij specifikimi, është fjalia e fundit e këtij paragrafi, sipas së cilës “Objekti i hetimit duhet të jetë i argumentuar dhe duhet të përmbajë fakte ose kompleks faktesh të cilat tregojnë qartë se për çfarë po hetohet”, që ka bërë që jo Gramoz Ruçi, por edhe Edi Rama dhe gjithë Partia Socialiste të harrojnë se një komision i tillë është ngritur prej kohësh. Dhe kjo harresë lidhet me atë, se pavarësisht se “hetimin e zgjedhjeve, Edi Rama e ka pasur si “kalë beteje”, për të rregulluar punët e tij brenda PS-së, ai realisht po se po, por as Gramoz Ruçi e të tjerët, realisht nuk duan një hetim zgjedhjesh. Nuk e duan, sepse, kur të vijë puna për të paraqitur “fakte ose kompleks faktesh” në përligjje të “objektit të hetimit”, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi nuk i disponojnë këto, sepse nuk i disponojnë as ndërkombëtarët, të cilët në raportet e tyre, nuk kanë shprehur asnjë rezervë, nuk i disponojnë as kandidatët humbës e fitues, të PS-së, apo partive aleate të saj, nuk i disponojnë as komisionerët e PS-së në komisionet zgjedhore, ndërsa nuk i disponojnë as Pjerin Ndreu, kandidati për kryetar i PS-së së Tiranës dhe ish-policët e tij, të cilët “themeluan” një forcë për ruajtjen e votave të tipit FNSH.
Për aq kohë, sa nuk ekzistojnë, sepse nuk i ka parë askush “faktet ose komplekset e fakteve”, që të justifikojnë “objektin e hetimit” të komisionit hetimor, as Gramoz Ruçi dje, por as Edi Rama sot, realisht nuk do të bëhen pjesë e komisionit hetimor, edhe pas rezolutës së Parlamentit Europian, sepse ky nuk ka qenë qëllimi i tyre në vetvete. Edi Rama, pas 12, 13, apo edhe më shumë muajsh, ka si qëllim të vetin të zhurmojë, e zhurmojë me fjalë dhe vetëm fjalë, me shpresën se duke njollosur sadopak procesin zgjedhor, do të mund të forcojë pozitat e tij në krye të Partisë Socialist, që edhe pas pengmarrjes së postit të kryetarit, duket që nuk ndjehet i qetë..., ndryshe nuk ka si të shpjegohet se “ meraku” i tij, i shprehur nëpërmjet Gramoz Ruçit, për rekomandimet e rezolutës së Parlamentit Europian, kishin aq rëndësi për atë (Edi Ramën) sa sërish harroi dje, ta përshëndeste këtë rezolutë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›