E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbështetja më e fuqishme që ka marrë Shqipëria në tempullin e demokracisë europiane

Kryeministri Sali Berisha në emisionin “Log”, për rezolutën e Parlamentit Evropian -
Kreu i qeverisë specifikon zgjedhjet e lira dhe të ndershme si referenca parësore që i hapi rrugë aspiratave të vendit drejt integrimi në strukturat e BE-së. Sipas kryeministrit, vullneti i ndërkombëtarëve përputhet me atë të mazhorancës për t’i ofruar opozitës komisionin hetimor dhe hetimin e materialeve zgjedhore, si lëshimi i radhës që bën shumica parlamentare pa u imponuar nga ligji

Shefi i ekzekutivit Sali Berisha vlerësoi gjatë një interviste në emisionin “Log” të gazetarit Artur Kopani në Televizionin Publik Shqiptar, se miratimi i rezolutës së Parlamentit Evropian për integrimin e Shqipërisë, është një vendim në vazhdën e konfirmimit të kancelarive perëndimore në mbështetje të aspiratave të Shqipërisë.
Sipas kryeministrit, kjo rezolutë është mbështetja më e fuqishme që Shqipëria ka marrë ndonjëherë. “është mbështetja më e fuqishme që Shqipëria ka marrë ndonjëherë në tempullin e demokracisë evropiane. Traktati i Lisbonës e fuqizon në mënyrë substanciale Parlamentin Evropian. Kjo rezolutë, mbështet plotësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, mbështet liberalizimin e vizave, që në kuadrin e një klime mirëkuptimi dhe dialogu, t’i hapet rrugë aspiratave”, u shpreh kreu i qeverisë.
Kryeministri tha se vendimet e institucioneve të BE-së vetëm brenda një viti janë historike në vlerat e tyre. Në 12 muaj, kohë kjo nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, për të cilat kryeministri tha se certifikuan rrugën e integrimit, Shqipëria ka marrë aprovim të plotë për statusin kandidat, u dorëzua Pyetësori dhe është marrë “ok” për liberalizimin e vizave. “Kanë kaluar mbi 12 muaj, zgjedhjet e 28 qershorit ishin historike. Ato bënë të mundur që për këtë vend, në harkun kohor 1 vjeçar të merreshin vendimet më të rëndësishme për integrimi. Pa këto zgjedhje dhe pa legjitimitetin e tyre, asnjë vendin nuk do ishte marrë nga institucionet e Bashkimit Evropian. Mbi bazën e këtyre zgjedhjeve, të arbitrit ndërkombëtar të zgjedhjeve, u mor vendimi për hapjen e negociatave për statusin kandidat, për të dorëzuar pyetësorin, për të hequr vizat dhe rezoluta e PE-së. Zgjedhjet, me gjithë debatin e brendshëm, nuk penguan për asnjë moment vendimet që do merreshin për Shqipërinë”, vuri në dukje kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha tha se hetimi i materialeve zgjedhore, është një procedurë ndaj së cilës mazhoranca s’ka asnjë pengesë. “Do ishte arrogancë nëse qeveria nuk do bënte lëshime, tha kryeministri, si p.sh shumicën në komisionin hetimor duke ia lënë këtë opozitës. Këto janë premtuar nga unë. Kam insistuar në të gjitha takimet. Qeveria nuk bën arrogancë as ndaj qytetarëve dhe as ndaj opozitës. Shpresoj që opozita të vijë dhe të përcaktojë metodikën, të bëjë amendamentet”- tha Berisha. Kryeministri premtoi angazhim korrekt në vijim, për reformat që kërkon procesi i integrimit, qoftë në ekonomi qoftë në problemet sociale.
Propozimi për hapjen e disa kutive, precedent i rrezikshëm, cenohet vendimi i gjykatës/“Në një tryezë shumë të rëndësishme, një nga të pranishmit, tha të shihet çdo votë, të numërohet çdo votë, të ndryshohet çdo rezultat. Unë personalisht nuk kam asnjë ndrojtje personale. Por kjo është e pamundur. Pse? Sepse kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Ka patur përpjekje të jashtëzakonshme për rinumërim, kjo u hodh poshtë nga të gjitha instancat ligjore. Kjo nuk u hodh poshtë për hir të Sali Berishës, por për të hir të ligjit. Unë mbetem i hapur me të gjitha problemet, mbetem i hapur me opozitën në kuptimin e vërtetë të fjalës”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›