E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memaliaj, për mbrojtjen kërkohen Metko dhe Merjo

Nga ROLAND SULI

Memaliaj ka hyrë në javën e tretë të përgatitjeve për sezonin e ri dhe ajo që bie në sy është fakti se skuadra përbëhet nga 20-25 futbollistë vendas. Drejtuesit e klubit janë duke parë mundësinë e afrimit të 23 futbollistëve memaljotë që aktivizohen në skuadra të tjera të vendit tonë. Gjithashtu, në qendër të vëmendjes janë mbrojtësi tiranas, Metko dhe tepelenasi  Merjo, i cili është aktivizuar më parë me skuadrën e qytetit të tij dhe me Butrintin. Mësohet se ekipi, ditën e shtunë do të jetë mysafir në Sarandë, ku do të luajë një takim miqësor ndaj vendasve të Butrintit. Ndërsa gjatë javës së ardhshme, Memaliaj do të presë në shtëpinë e vet, për testin e radhës skuadrën e Këlcyrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›