Juventus sulm Federates
Siç edhe pritej, nuk ka kaluar pa reagim lënia në fuqi e dënimit 10-mujor për Antonio Konten. Vetëm pak orë pasi apeli sportiv la në fuqi vendimin e komisionit të disiplinës, kanë ardhur akuzat e presidentit juventin, Andrea Anjeli.
Pinjolli i familjes më të fuqishme në Itali për 150 vjet me radhë ka deklaruar se drejtësia sportive nuk e ka luajtur siç duhet rolin e saj. Në një deklaratë botuar në faqen zyrtare të klubit në internet, Anjeli është shprehur se janë përdorur standarde të dyfishta, duke falur apo anashkaluar disa dhe duke dënuar rëndë të tjerët.
Kampionët e Italisë prisnin që të paktën dënimi i trajnerit të tyre të përgjysmohej në 5 muaj, pra edhe ata e dinin se nuk do të kishte falje të plotë. Por, as ky variant nuk u materializua dhe bardhezinjtë mendojnë se janë në qendër të një sulmi, ndoshta të përafërt me atë që i dënoi në 2006-ën duke i zbritur në Serinë B.
Në kampionat dhe në Champions, skuadra do të drejtohet për këta 10 muaj nga ndihmësi i Kontes, Karrera, ndërsa besimi është i madh se edhe pa trajnerin që i nxorri kampion, sërish bardhezinjtë do t’ia dalin mbanë të ruajnë “skudeton” dhe të pretendojnë fuqishëm edhe në Ligën e Kampionëve.
Konte ishte skualifikuar sepse nuk kishte denoncuar trukimin e ndeshjeve Novara-Siena dhe Albinolefe-Siena, të luajtura në kampionatin 2010-2011 në Serinë B. Në Apel, ndaj Kontes ranë akuzat për takimin Novara-Siena, por u konfirmuan ato për ndeshjen tjetër, atë me Albinolefen.