Tepelena, qëndrojnë Kandella, Gaxhaj dhe Aliaj
Nga ROLAND SULI
Tepelena vazhdon stërvitjet në kuadër të përgatitjeve të sezonit të ri. Ndërkohë, trajneri Selimi, pas një ndeshje kontrolli që ka zhvilluar midis lojtarëve, që janë në fazën e seleksionimeve ka vendosur, që mbrojtësi Kandella, mesfushori Gaxhaj dhe sulmuesi Aliaj, të tre nga qyteti i Gjirokastrës, do të jenë pjesë e skuadrës për vitin e ardhshëm. Gjithashtu, po vazhdojnë bisedimet për të afruar në skuadër lojtarë nga qyteti i Vlorës dhe Ballshit, ku vëmendja është fokusuar në gjetjen e një sulmuesi tjetër, pasi edhe porta është siguruar pas rikthimit të Isarajt në këtë repart. Por, dita e hënë ka qenë pushim për futbollistët dhe stafin tepelenas, të cilët morën pjesë në ceremoninë mortore, pas ndarjes nga jeta të babait të sekretarit të klubit, Roland Gaba.