Rumania, ratifikon anëtarësimin e Shqipërisë në NATO
Senati i Rumanisë i cili e ratifikoi dje protokollin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Shumë shpejt pritet që parlamenti norvegjez të ratifikojë protokollin. Me Norvegjinë do të bëhej vendi i shtatë që e miraton një anëtarësim të tillë.
TIRANE- Shumë shpejt pritet që parlamenti norvegjez të ratifikojë protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Një protokoll i tillë është miratuar nga qeveria, por pret votën e deputetëve të vendit skandinav. Me Norvegjinë do të bëhej vendi i shtatë që e miraton një anëtarësim të tillë. Edhe pse ka që në prill që është ftuar Shqipëria, deri më tani vetëm gjashtë vende e kanë ratifikuar anëtarësimit e Shqipërisë në NATO. Duke pare një ngadalësim të tillë, drejtuesit e NATO-s e kanë kërkuar një përshpejtim të procesit të miratimit të protokollit të anëtarësimit. Një proces i tillë duhet të mbarojë brenda prillit të 2009, ku pritet të mbahet samiti i radhës i NATO-së, ku Shqipëria dhe Kroacia do të bëhen anëtare me të drejta të plota në këtë aleancë. Dje ishte senati i Rumanisë i cili e ratifikoi këtë protokoll. Me këtë rast, kryetarja e Kuvendit, Topalli, i shprehu mirënjohjen deputetëve dhe senatorëve rumunë, si dhe miqve të saj, Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Rumanisë, Bogdan Olteanu dhe Presidentit të Senatit të Rumanisë, Nicolae Vacaroiu, për impenjimin e tyre në futjen e shpejtë në axhendën parlamentare të këtij ratifikimi dhe për besimin e tyre tek Shqipëria dhe reformat e realizuara. Pas Hungarisë, Letonisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lituanisë dhe Polonisë, Rumania është vendi i fundit që ratifikon një protokoll të tillë.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)