KLD, procedim disiplinor për 12 gjyqtarë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur shqyrtimin e procedimit disiplinor për 12 gjyqtarë. Kërkesa për verifikimin e punës së tyre është bërë nga Ministria e Drejtësisë, e cila pretendon se këta gjyqtarë kanë kryer shkelje në punë. Në listën e gjyqtarëve nën “hetim” janë dhe tre gjyqtarët që shpallën të pafajshëm Mihal Delijorgjin në vitin 2007. Burime zyrtare nga KLD bëjnë të ditur se në mbledhjen që do të zhvillohet të premten, më 24 tetor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të marrë në procedim edhe 9 gjyqtarë të tjerë të gjykatave të rretheve dhe të Apelit në Shqipëri. Lidhur me këta gjyqtarë, konkretisht në Gjykatën e Matit, Sarandës, Tiranës, Elbasanit dhe në Gjykatën e Apelit në Tiranë, Vlorë dhe Gjykatën e Apelit Ushtarak, KLD ka depozituar kërkesën për procedim disiplinor.
Verifikimi
KLD nis të premten procedimin disiplinor ndaj tre gjyqtarëve të Apelit Ushtarak që liruan nga akuza e kontrabandës Mihal Delijorgjin, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milion dollarë. KLD do të nisë procedim disiplinor dhe për 9 gjyqtarë të tjerë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të nisë procedimin disiplinor për 3 gjyqtarët e Apelit Ushtarak të Durrësit, të cilët, 1 vit më parë, çliruan Mihal Delijorgjin, bosin e hekurit nga akuza e kontrabandës. Aktualisht, Mihal Delijorgji është i arrestuar si përgjegjës për tragjedinë e ndodhur më 15 mars në Gërdec, pranë Tiranës, kur nga shpërthimi i fabrikës “Alba Demil”, (administrator i së cilës ishte Delijorgji) mbetën të vdekur 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Procedimi
Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarëve Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naim Pejo do të nisë të premten. Tre gjyqtarët do të procedohen për vendimin e datës 17 dhjetor 2007 që liroi Mihal Delijorgjin, (i paditur në proces gjyqësor si administrator i shoqërisë “Përparimi”) nga akuza e kontrabandës me mallra të tjerë. Treshja gjykuese vendosi për rrëzimin e padisë civile të doganës së Durrësit, që kërkonte nga administratori i “Përparimi” sh.a, shumën prej 1.2 milion dollarë që pretendohej se ishte shkaktuar dëm nga kontrabanda e hekurit. Vendimi do t i hapte rrugën Mihal Delijorgjit të zhvillojë aktivitetin e tij, atë të tregtisë së skrapit, pa i hyrë gjemb në këmbë. Mihal Delijorgji ishte shpallur fajtor dhe dënuar me gjobë në vlerën 1.2 milion dollarë nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, për deklarim të rremë të hekurit të importuar, me qëllim që t u shmangej detyrimeve doganore. Sipas vendimit të kësaj gjykate, i pandehuri kishte paraqitur para doganës fatura të falsifikuara, për përshkrimin e mallit dhe çmimin e vendosur. Sipas vendimit, ky veprim kishte qëllim shmangien nga detyrimin doganor. Nëse vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit do të do lihej në fuqi, Delijorgji nuk do të kishte asnjë mundësi të hynte në kontakte me kompani shtetërore, siç bëri me MEICO-n, ku fitoi tenderin për çmontimin e armëve dhe municioneve në Gërdec, duke shkaktuar dhe tragjedinë e rëndë të 15 marsit. Pas publikimit të vendimit në media, KLD nisi më 1 prill verifikimin e procedurave të ndjekura nga gjyqtarët ku u hasën parregullsi.
Kërkesa
Më 26 qershor nënkryetari i KLD-së deklaroi se KLD propozonte shkarkimin e 3 gjyqtarëve: Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naim Pejo, të cilët, sipas Spahiut, kishin shkelur ligjin duke liruar nga akuza Mihal Delijorgjin. Në reagimin e tij, ministri i Drejtësisë, Alibeaj, akuzoi Spahiun se kishte tejkaluar kompetencat dhe kishte paragjykuar çështjen e një procedimi të mundshëm ndaj tre gjyqtarëve ushtarakë. Për këtë ai kërkoi ngritjen dhe raportimin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve, mbi ligjshmërinë e ushtrimit të detyrës të zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Më 8 korrik, në mbledhjen e saj të radhës, KLD hodhi poshtë kërkesën e ministrit të Drejtësisë duke e parë si të pabazë.
Lista e gjyqtarëve që do të procedohen
1. Murat Lleshi
2. Mirela Mishgjoni
3. Shaqir Gradica
4. Ylli Minka
5. Meme Rexho
6. Rasim Doda
7. Gjin Gjoni
8. Nevrije Halo
9. Enkelejda Kashuri
10. Taulant Tafa
11. Naum Pejo
12. Alaudin Malaj
Ky lajm është publikuar: 22/10/2008