E Shtunë, 31 Tetor 2026

Granatë në një banesë, s’ka dëme

 

PESHKOPI – Granatë shtëpisë së një banori në fshatin Ushtelencë të komunës Tomin në Dibër. Zyrtarë të policisë së Peshkopisë bënë të ditur se një granatë që ka shpërthyer mëngjesin e djeshëm në afërsi të banesës së shtetasit Bujar Zebi ka ngjallur më shumë panik se sa ka kushtuar dëme materiale apo njerëzore. Efektivë të policisë lokale sapo janë informuar janë vënë në lëvizje për gjetjen e autorëve që tentoi sulmin ndaj familjen Zebi dhe ngjalli frikë e panik në fshatin Ushtelencë. Policia ka marrë në pyetje pjesëtarë të kësaj familje, mirëpo askush nuk ka dhënë informacione të dobishme për gjetjen e autorit. Familja Zebi mohon të ketë pasur konflikte me fqinjët apo banorë të tjerë të këtij rrethi. Drejtues të policisë thonë se po hetojnë intensivisht për gjetjen e autorëve dhe shkakut të ngjarjes së rëndë.               h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›