Tenton të vrasë për parkimin
FIER - Tenton të vrasë bashkëfshatarin për parkimin e furgonëve të pasagjerëve. Policia arrestoi 33–vjeçarin Edmond Shqepa, nga fshati Libofshë, pasi tentoi të vrasë me armë zjarri Arjan Laskaj. Mësohet se Shqepa ka debatuar me Lakajn për parkimin e furgonëve në stacionin e Libofshës, si dhe me pasagjerët. Konflikti ndërmjet tyre ka degjeneruar me fyerje të rënda e konfrontim fizik. Por debati ndërmjet tyre mori përmasa kur në ndihmë të të arrestuarit ishte vënë edhe i vëllai, Niko Shqepa. Pasi ata nuk kanë arritur të gjejnë një kompromis, 33-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë të cilën e mbante pa leje dhe qëlloi në drejtim të fugonit të Laskaj, por fatmirësisht 30–vjeçari i shpëtoi plumbave. Policia arrestoi Edmond Shqepën për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. m.r