E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi, vetëmbytet 47-vjeçarja

 

PESHKOPI – Një 47-vjeçare i dha fund jetës tragjikisht në të gdhirë të ditës së djeshme, duke u vetëmbytur në lumin Drin. Xharie Koleci, sipas burimeve të Burime të policisë së Qarkut Dibër, është larguar nga shtëpia pak pas mesnate dhe rreth orës 07:00 të mëngjesit është gjetur e pajetë në fshatin Hotesh të komunës Luzni. Policia tha se viktima vuante nga depresioni nervor. Ajo kishte tre fëmijë të vegjël dhe nuk kishte probleme ekonomike. Megjithëse Koleci është gjetur në breg të lumit e pajetë dhe nga hetimet e para rezulton të jetë vetëmbytur, grupi hetimor i ngritur për këtë qëllim po heton në pista të tjera, duke mos përjashtuar mundësinë e ndonjë vrasjeje të mundshme. Brenda një kohe të shkurtër ky është rasti i dytë i vetëmbytjes në lumin e rrëmbyeshëm Drin.                     h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›