E Diel, 1 Nëntor 2026

Granoff: Shqipëria me potenciale të mëdha zhvillimi

Michael Granoff rrëfehet ekskluzivisht për “Tonight Ilva Tare”. Në intervistën e tij, drejtuesi i një prej institucioneve më të rëndësishme ekonomike për vendin tonë, Fondi Amerikan i Zhvillimit, rrëfen edhe për marrëdhëniet që ka pasur në këto 15 vjet me të gjitha qeveritë dhe politikanët shqiptarë.

Shqipëria ka shumë potencial për rritje në të gjitha fushat”. Kështu u shpreh Michael Granoff, drejtuesi i një prej institucioneve më të rëndësishme ekonomike për vendin tonë, Fondi Amerikan i Zhvillimit. Sipas tij, demokracia shqiptare në një farë kuptimi është ende e re, ekonomia shqiptare është ende në zhvillim dhe ka shumë fusha ku Shqipëria mund të mbështetet tek SHBA. Shqipëria është bërë së fundmi anëtare e NATO-s, është aleat kyç i SHBA-së dhe sipas Granoff, ka shumë rritje dhe potencial për këtë marrëdhënie për vitet e ardhshme. “Po kështu mendoj se në të ardhmen, Shqipëria do të bëhet pjesë e Komunitetit Europian dhe në këtë pikë do të lindnin mundësi të reja. Shoh se ka shume potencial në një rritje të Shqipërisë”, - shtoi ai. Politika e SHBA-së është shumë e qëndrueshme gjatë kohës dhe nuk ndryshon pothuajse fare. Dhe interesante është sipas tij se edhe politika shqiptare kundrejt SHBA-së gjithashtu nuk ka ndryshuar shumë, pavarësisht qeverive dhe partive. Si një vëzhgues i politikës shqiptare për një kohë të gjatë ai ka vënë re se ajo është e vështirë dhe me udhëkryq, “por nëse i shikon politikat në lidhje me SHBA, nuk kam vënë re qëndrime të kundërta dhe shumë të ndryshme”, - shtoi ai. “Kështu që mendoj se do ketë më shumë vazhdimësi në të ardhmen. Sigurisht që personaliteti luan rol, ne kemi marrëdhënie me njëri-tjetrin, ne jemi qenie njerëzore, ne nuk jemi robot. Nëse e shikon nga një krah politik, duhet të shohim që ka më shumë vazhdimësi sesa rënie në marrëdhënien tonë”, - theksoi ai. Gjithashtu Granoff i ka komentuar publikimet e Wikileaks si diçka fatkeqe. Pasi sipas tij, jo çdo komunikim ndërmjet qeverive duhet të jetë në faqet e para të gazetave dhe diplomatët duhet të jenë në gjendje t’u raportojnë në mënyrë të ndershme qeverive të tyre dhe duhet të jenë në gjendje të flasin me kolegët e tyre në vende të tjera në mënyrë të ndershme, por duke publikuar ato komunikime, nuk është gjeja më e mirë që ka ndodhur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›