E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti, faturat e energjisë do jenë tituj ekzekutivë

Pr/ligji, faturat e energjisë do jenë tituj ekzekutivë

TIRANE- Faturat e energjisë jo vetëm të CEZ me konsumatorët, por edhe të KESH-it dhe OST-së tashmë do të jenë tituj ekzekutivë, çka do të thotë se palët në rast të mospagesave të ndërsjella, mund t’i drejtohen gjykatës. Është ky thelbi i projektligjit të miratuar në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Për ata që u shmangen detyrimeve, secili subjekt të ketë të drejtën t’i drejtohet gjykatës, përmbarimit dhe të marrë lekët që i takon”, - tha përfaqësuesi i METE-s, Agim Bregasi. KESH ka të vetmin klient që furnizon me energji, vetëm CEZ-in, pra ne nuk kemi klientë të tjerë që furnizojmë me energji dhe për ne është jetike kalim i kësaj fature në titull ekzekutiv. Janë detyrime të mëdha dhe mund të shkojnë rreth 7 miliardë lekë”, - u shpreh përfaqësuesi i KESH-it, Lorenc Kosta. Ndërkaq, drejtuesit e Entit Rregullator të Energjisë kërkuan rritjen e gjobës për kompanitë energjetike që shkelin ligjin. Penaliteti aktualisht është 350 mijë lekë, ndërkohë që vendet e tjera e kanë deri në 10 për qind të xhiros vjetore të kompanisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›