Grant: Gjyqtarët favorizuan Man. Junajtid
Trajneri i Çelsit, Avram Grant, ka sulmuar gjyqtarët e Premiershipit, duke thënë se ata kanë ndihmuar Mançester Junajtid në fitimin e titullit kampion. Grant, i cili rrezikon të përballet me masat e Federatës së Futbollit pas këtyre akuzave, ka deklaruar se është i lumtur që gjyqtari i finales së Ligës së Kampioneve, që do të luhet në Moskë, nuk është anglez. "Në Angli ekzistojnë gjyqtarë të mirë, por ka edhe nga ata që mund të ndikohen me shumë lehtësi, ashtu si e keni parë edhe vetë", tha Grant për gazetarët. Izraeliti i referohej ndeshjes së fundit të sezonit në kampionat, ku Mançester Junajtid fitoi 2-0 në fushën e Uigan. Këto tri pikë rezultuan decizive për skuadrën e Ferguson në sprintin për titull kundër Çelsit. "E pashë ndeshjen, vazhdoi më tej Grant. Ju kam deklaruar se besoj në traditën angleze të lojës pa kompromise. Nuk do të them asgjë kundër saj, por ajo çfarë ndodhi ishte diçka që pritej". Deri në sfidën e fundit të Premierligës, Çelsi ishte me pikë të barabarta me Junajtid, por qëndronte në vendin e dytë prej diferencës së golave. Ata shpresonin që "Red Devils" të mos fitonin në fushën e Uiganit, por në të vërtetë ishin vetë blutë ata që frenuan, duke barazuar 1-1 me Boltonin.
Ndër të tjera, Grant pohoi se edhe në ndeshjen e tij të parë në krye të Çelsit, të humbur 2-0 në fushën e Mançesterit (në shtator 2007), mesfushori Xhon Obi Mikel ishte nxjerrë nga loja pa të drejtë me karton të kuq. "Mendoj se në ndeshjen tonë kundër Mançesterit në ‘olld Traford‘, gjyqtari ndikoi shumë në rezultatin final", tha ai. "Ndërkohë, për takimin që ata luajtën të dielën e kaluar, Pol Skolls duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa Uiganit duhej t‘i akordohej një penallti. Nuk besoj se të gjithë janë kundër Çelsit, por në këtë rast kishte disa koincidenca në favor të Mançesterit. Gjithsesi, unë i përgëzoj sërish ata (për titullin)".