Skandal tek Interi: prostituta dhe drogë
Interi e sheh veten në qendër të skandalit të radhës në Serinë A. Pas pikëve të humbura gjatë rrugës dhe titullit të vënë në pikëpyetje, rreziku kryesor vjen nga një hetim i mundshëm për zikaltrit. Disa nga pjesëtarët e skuadrës, zyrtarë të klubit, por edhe ish-futbollistë të famshëm, shfaqen në dosjet e një hetimi për trafikun e drogës, prostitucionit dhe mallrave luksozë. Të gjitha materialet e mbledhura nga prokurorët italianë janë siguruar nëpërmjet përgjimeve telefonike. Pra, në një farë mënyre, celularët janë shndërruar në ankthin më të madh të Serisë A, pasi pas skandalit "calciopoli", ku vetëm Interi doli i fituar, tashmë janë arkivuar përgjime të reja, që këtë radhë tronditën klubin e Masimo Moratit. Madje, ka edhe më keq, pasi disa futbollistë dhe trajneri Roberto Mançini akuzohen për baste në ndeshjet e kampionatit të kaluar, i cili është fituar nga Interi, por edhe për ndere nga gjyqtarët. Megjithatë, për momentin, asnjëri prej tyre nuk figuron në listën e të hetuarve.
Çështja fillon nga një rrobaqepësi në Sarono dhe nga pronari i saj, Domeniko Breshia, një personazh që në të kaluarën frekuentonte rregullisht Pinetinan. Ai është mes personave të hetuar nga Prokuroria Antimafie e Milanos, për organizatë keqbërëse të llojit mafioz. Nga përgjimet e telefonatave që i janë bërë Breshias është konstatuar se ai kishte marrëdhënie të afërta me zikaltrit. Emrat që qarkullojnë janë të teknikut Mançini, ndihmësit të tij, Sinisha Mihajloviç, futbollistëve Zlatan Ibrahimoviç, Havier Zaneti e Marko Materaci. Përveç tyre, lidhje me të dyshuarin kishin edhe ish-lojtari zikaltër Alesandro "Spilo" Altobeli, asistent/trajneri Fausto Salsano, një punonjës i Interit, i quajtur Roko Di Stasi, drejtuesi i qendrës së koordinimit të tifozëve, Fausto Sala, dhe një gazetar i paidentifikuar, për të cilin dihet vetëm se drejton një dyqan me impiante elektrike. Përgjimet e telefonatave kanë zbuluar edhe një xhiro autoveturash luksoze, orësh të shtrenjta dhe femra që mafiozi Breshia ia gjente interistëve nëpërmjet një shokut të tij. Por, akuzat bëhen edhe më të forta, pas përgjimeve të policëve të Trentos: duket se ata kanë regjistruar telefonata, të cilat u referohen basteve sportive të vendosura nga vetë zikaltrit gjatë ndeshjeve të sezonit 2006/2007, që në fund është fituar nga Interi.
Sipas mediave italiane, tashmë telefonatat e përgjuara kanë kaluar në dorën e hetuesve, që duhet të studiojnë një pjesë të bisedave, përbërësit e të cilave cilësohen të dyshimta. Në fakt, ekzistojnë dyshimet se disa terma të përdorur shërbenin për të fshehur kuptimin e vërtetë të disa frazave.