E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nuk duhet të jemi nostalgjik për ata që në zi kombëtare festojnë në buzuqet e Selanikut

27/05/2005  Meta fton korçën të votoj Lsi

Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta ka ftuar dje të rinjtë e Korçës të votojnë për LSI-në, ndërsa ka sulmuar ashpër kryesocialistin Fatos Nano.

"Rinia e Korçës dhe e gjithë Shqipërisë, nuk është më indiferente për fatin e saj dhe të atdheut. Ajo nuk ka ndërmend të lejojë një klikë monopolistësh që të shkatërojë perspektivën dhe të ardhmen europiane të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë", tha Meta. Nga ana tjetër ai i ka kujtuar Nanos festimet në buzuqet greke dhe në kohën kur Shqipëria ishte në zi. "Unë i ftoj të gjithë veteranët dhe pensionistët e Korçës dhe të Gjithë Shqipërisë, i ftoj të jenë nostalgjik për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, të jemi nostalgjik për vlerat e shkëlqyera që ka krijuar populli shqiptar për dekada të tëra. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të jemi nostalgjik për monopolistët, të cilët këkojnë votat tuaja për të zhytur Shqipërinë në varfëri dhe mjerim. Nuk duhet të jemi nostalgjik për ata që edhe ne ditët e zisë kombëtare shkojnë të festojnë nëpër buzuqet e Selanikut. Nuk duhet të kemi nostalgji për ata që në vend hapnin vende të reja pune, në katër vjet mbyllën 236 mijë vende punë në Shqipëri dhe hapin kazino tani përpara zgjedhjeve të Përgjithshme", tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›