E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë demokrate, protestë kundër Ramës

Reagimi

Shoqata të ndryshme në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, personalitete, gra të botës së artit, nëna, kryefamiljare nga e gjithë Tirana, u bashkuan dje në një protestë të fuqishme kundër Edi Ramës. “Mbi 7 mijë gra në një protestë të paparë ndonjëherë rrethuan Bashkinë e Tiranës, duke i kërkuar Edi Ramës t’i nxjerrë menjëherë nënat nga greva e urisë ku i ka futur si një akt çnjerëzor”, thuhet në njoftimin e nisur nga zyra e shtypit të Kuvendit të Shqipërisë. Nënat, vijon njoftimi, folën në protestë: “Zoti Rama, dramën tënde me fëmijë, mos e kthe në dramë të fëmijëve të nënave shqiptare. Vetëm një katil mund t’i heqë fëmijës nënën nga koka dhe ta fusë në burgun e rrugës, siç ke bërë ti”. Edi Luarasi, një ndër personalitetet më të dashura të shqiptarëve, mori fjalën dhe tha: “Ti, zoti Rama, nuk mund të na pengosh heqjen e vizave. Ne duam të shohim fëmijët tanë. Ne duam të shohim mbesat dhe nipat tanë që jetojnë jashtë. Ti s’mund ta prishësh këtë moment që mezi po e presim”. Suela Konjari, një aktore tjetër e madhe, i thirri zotit Rama: “Të flas si grua. Nuk futen gratë në grevë. Nxirri nënat nga greva”!

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›