Rama ka ngritur burg në mes të bulevardit
Deputetët e Partisë Demokratike reaguan dje kundër grevës së deputetëve socialistë dhe simpatizantëve të tyre dhe po kështu kundër kreut të PS-së, Edi Rama. Aldo Bumçi deklaroi se bllokmenët e rinj, që janë përfaqësues të PS-së, kërkojnë shpagim për baballarët e tyre. “Për këtë, zoti Rama ka ngritur edhe një burg në mes të bulevardit, ku mban shokët e vet. Edi Rama, në hakmarrje kërkon pushtet me dhunë”, deklaroi Bumçi. Sipas tij, objektivi i parë i Edi Ramës është e bllokimi i heqjes së vizave, në betim të baballarëve të tyre që e mbajtën Shqipërinë e izoluar. Po dje, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, deklaroi se Rama është i vetmi njeri në botë, por edhe kryetar partie, i cili fut në grevë urie nëna me fëmijë. “Z.Rama, fëmija është gjëja më e shtrenjtë për çdo nënë në botë, prandaj asnjë nënë nuk ta fal ty dramën që po përjetojnë fëmijët e tyre. Ata fëmijë që shohin nënat në burgun e rrugës, po terrorizohen. Edhe ata nuk do të ta falin ty këtë. Nuk gjej dot emër tjetër për ty - Katil”, ju drejtua deputetja e PD-së, Vokshi, kryetarit të PS-së, Edi Rama.
#