E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihma ekonomike, përjashtohen 7 500 familje

Rreth 7 500 familje janë përjashtuar nga përftimi i ndihmës ekonomike për këtë vit. 

Kjo, pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorët e Shërbimit Social Shtetëror është konstatuar se e përfitonin padrejtësisht këtë ndihmë. Ndërkaq për të zbutur varfërinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit SHSSH-ja ka realizuar menaxhimin dhe shpërndarjen e një fondi prej 1.7 miliardë lekë, nëpërmjet të cilit u trajtuan rreth 101.000 familje të varfra, nga të cilat 41.000 familje me ndihmë të plotë dhe 60.000 të tjera me ndihmë të pjesshme. Drejtoria e inspektimit dhe zyrat rajonale kanë ushtruar kontrolle në 209 njësi të qeverisjes vendore. Për shkeljet e konstatuara janë propozuar gjithsej 69 masa administrative, nga këto 5 largime nga puna, 53 vërejtje me shkrim, 11 gjoba për personat përgjegjës, si dhe është lënë detyrë për t’u kthyer shuma rreth 5 milionë lekë e përfituar padrejtësisht. Sipas drejtuesve të Shërbimit Social Shtetëror, nuk do të lejohet që asnjë person apo familje të përfitojë ndihmën ekonomike në mënyrë të padrejtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›