E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia ratifikon MSA-në Shqipëri-BE. Kryetarja e Kuvendit shpreh sadisfaksionin për përfundimin e ratifikimeve nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

  Parlamenti grek ka votuar sot pasdite Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.   Me këtë aprovim përmbyllet kështu faza e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje nga të gjithë parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.   Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përmes një mesazhi drejtuar Kryetarit të Parlamentit grek Dimitrios Sioufas, falënderon deputetët e këtij parlamenti për miratimin e MSA-së Shqipëri-BE.
 
Kryetarja e Kuvendit shpreh sadisfaksionin që, brenda një kohe shumë të shkurtër dhe me nje ritëm unik u arrit përfundimi i ratifikimit të MSA-së nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›