E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesverbal datë 12.12.2008

     
PROCESVERBAL datë 12.12.2008, ora 10:30     Drejton Mbledhjen:     JOZEFINA ÇOBA TOPALLI   KRYETARE  KUVENDI
Rendi i ditës:   Miratimi i Kalendarit të Punimeve të Kuvendit për periudhën 15 dhjetor - 30 dhjetor 2008   Të pranishëm:   Znj. Jozefina Çoba TOPALLI -  Kryetare Kuvendi
  Z. Ylli BUFI  - Zëvëndës Kryetar Kuvendi
  Z. Neritan CEKA  -  Zëvëndës Kryetar Kuvendi
  Z. Genc POLLO  -  Zëvëndës Kryeministër
  Z. Astrit PATOZI   - Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
  Znj. Valentina LESKAJ - Kryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
  Z. Artur HASANBELLIU - N/Kryetar i Grupit Parlamentar të  Partisë Republikane
  Z. Tritan SHEHU  - Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat-Reformator
  Z. Pëllumb XHUFI -  Kryetar  i Grupit Parlamentar  "E Majta për Integrim"
  Z. Paulin STERKAJ  -  Kryetar i Grupit Parlamentar të Qendrës
  Z. Ndue SHPANI -  Kryetar i Grupit Parlamentar Demokristian
  Z. Gëzim MUSABELLIU  - Përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate   Mungojnë:   Z. Vangjel DULE -  Kryetar i Grupit Parlamentar Qendra Demokrate
  Z. Petrit GJONI -  Kryetar i Grupit Parlamentar të PAA Të ftuar:    Z. Ilir Rusmali - Kryetar i Komisionit të Ligjeve
HAPET MBLEDHJA
 
JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Mirdita të gjithëve! Sot në rendin e ditës kemi kalendarin e fundit të këtij sesioni, për periudhën 15-30 dhjetor. Keni ndonjë sygjerim?   VALENTINA LESKAJ: Për ditën e hënë është vendosur  në seancë ligji për pastërtinë e figurave të administratës. Ne kërkojmë që ligjet të marrin kohën e nevojshme, por ky ligj ka kaluar pjesë pjesë në Komisionin e Ligjeve. Kam dëgjuar që ka kaluar edhe pa kuorum. Mendoj se ka patur kohë për tu shqyrtuar normalisht e të ishte respektuar kërkesa e Këshillit të Europës për ekspertizë. Më duket shumë shpejt që të kalojë ditën e  hënë. Së dyti, ligji për prokurorinë nuk ka ardhur ende në Kuvend, ju e keni vendosur në kalendar.
 
JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Ka ardhur, por nuk është shpërndarë ende.
VALENTINA LESKAJ: Gjithashtu, nuk shoh në kalendar, dekretin e Presidentit. Nuk është njoftuar as séanca për këtë.   JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Dekreti hyn automatikisht në seancë plenare kur është gati nga komisioni. Ne kemi një problem procedural në këtë rast. ( lexon nenin 86 të Rregullores:   Kur Presidenti i Republikës, në përputhje me nenin 85 të Kushtetutës, rikthen ligjin për rishqyrtim në Kuvend, Kryetari i Kuvendit e kalon menjëherë atë për shqyrtim në komisionin përgjegjës që e ka shqyrtuar fillimisht). Unë sapo e kam marre dekretin e kam dërguar tek Komisioni i Ligjeve për të mos humbur kohë, por juristët më thonë që kjo është në shkelje të rregullores. Këtu dua mendimin tuaj si do veprojmë. Kur ta përfundojmë do e fusim në seancë plenare. Komisioni i Ligjeve e ka kthyer mbrapsht. Komisioni përgjegjës për të ka qënë Komisioni i Reformës Zgjedhore që nuk ekziston më.    ASTRIT PATOZI: Ne kemi menduar për këtë që ditën që u kthye dekreti. Ne nuk mund të marrim një vendim në kundërshtim me rregulloren. Unë shoh se ka dy rrugë për të dalë nga kjo situatë. E para do ishte ringritja e këtij komisioni, dhe caktimi i një mandati. Me këtë ne respektojmë dhe rregulloren, nenin 86. Rruga e dytë, që nuk më duket shumë e përshtatshme është ndryshimi i rregullores. Të vendosim që ta shqyrojë një komision tjetër.    YLLI BUFI: Ne akoma nuk kemi njoftuar Kuvendin që kodi është kthyer, dhe duhet ta kishim bërë. Ju thoni se Komisioni i Ligjeve e ka kthyer. Është tjetër gjë ta thojë Komisioni i Ligjeve e tjetër gjë ta thonë ekspertët e komisionit. Komisioni nuk e ka shqyrtuar. Nuk i ka shkuar. Është Konferenca e Kryetarëve që vendos se kujt komisioni i dërgohet një projektligj.  Konferenca gjithmonë ka vendos që këto raste ti shohë Komisioni i Ligjeve. Pra, nuk bëjmë gabim nëse ia kalojmë këtij komisioni. Për mua është dhe i mundshëm varianti i ringritjes së  Komisionit të Reformës.   ILIR RUSMALI: Të interpretojmë thelbin. Rregullorja është shumë e qartë për këtë, por ka dhe një vendim të Konferencës së Kryetarëve që ka vendosur që kodi përfundimtar të mos kalojë për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve si komision i përhershëm. Ka qënë Komisioni i Reformës që ka qënë kompetent sipas konferencës për këtë çështje. Konferenca duhet të jetë konseguente në qëndrimet e saja. Të mos humbasim kohë. Ne si konferencë evidentojmë mospërputhjen me rregulloren dhe i drejtohemi Kuvendit, të ringreje Komisionin e Reformës.   TRITAN SHEHU: Unë jam dakord të ndjekim një rrugë sa më të thjeshtë dhe në përputhje me rregulloren. Të hënën propozojmë që komisioni zgjedhor të ringrihet me afat një javor e të shqyrtojë dekretin e Presidentit për kthimin e kodit zgjedhor.     ILIR RUSMALI: Dua të evidentoj një gjë. Ringritja e komisionit ka disa hapa proceduriale që kërkojnë një kohë të caktuar. Duhet ringritur me grupin e tij të ekspertëve, me metodologjinë që ka patur dhe kjo kërkon më tepër se një javë. Jeni ju që vendosni por unë dua tju bëj me dije për hapat që do ndjekë ai komision. Ai komision nuk mund të funksionojë jashtë skemës që ka punuar.    PËLLUMB XHUFI: Të mos nxitohemi e të ndjekim rruget që kemi ndjekur deri tani. E përjashtoj ndryshimin e rregullores sa herë dalin probleme teknike. Jam dakord me ringritjen e Komisionit të Reformës me të njëjtin format.   YLLI BUFI: Komisioni i Reformës do të ringrihet dhe në vendimin e krijimit përfshihet dhe ngritja e grupit të ekspertëve. Pra, mendoj se nuk kërkon ndonjë kohë të veçantë ana proceduriale. Nëse duam kohë atë e kemi ne rregullore ku thuhet; tetë javë nga data e kthimit nga Presidenti.   ILIR RUSMALI: Unë jam dakord që të mos ketë kohë suplementare, por mua më tremb fjala një javë kohë. Një javë do të thotë tre mbledhje dhe një nga këto është proceduriale. Duhet një minimum kohe për ekspertët. NDUE SHPANI: Unë jam dakord për ngritjen e komisionit. Nuk besoj se ka ndonjë gjë të keqe nëse e zgjasim pak afatin.   ASTRIT PATOZI: Unë nuk mendoj se të gjithë kemi tendencën ta mbyllim këtë çështje sa më shpejt. Komisioni të mos jetë në ngërçin e kohës. Të mos caktojmë fare limit kohor. Kur të jetë gati nga komisioni e vendosim direkt në seancë. Komisioni e ka vetë tavanin të vendosur në rregullore.   JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Në kalendar administrata të shkruajë që dekreti hyn automatikisht në seancë sapo të jetë gati. Konferenca e Kryetarëve vendosi për ringritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore me të njëjtin format. Vendimi do votohet të hënën në seancë plenare.   ASTRIT PATOZI: Përsa i përket çështjeve të tjera që ngriti znj. Leskaj. Për ligjin e dosjeve, nuk mendoj se është shpejt. Ne jemi shumë vonë për atë ligj. Ka gati tre vjet që të tre variantet e këtij ligji ( juaji, yni dhe i demokristianëve) janë  në Komisionin e Ligjeve. Ligji që ka kaluar tashmë nga Komisioni i Ligjeve është të paktën në shqyrtim që në korrik. Është kaluar në komision. Nuk ka patur problem kuorumi sepse ju e dini që ne nuk kemi problem numrash. Komisioni i Ligjeve ka respektuar procedurat. Nuk shoh arsye pse të mos shqyrtohet të hënën. Ju keni ende kohë për tu përfshirë në të. Është séanca që vendos.
Përsa i përket ligjit për prokurorinë ai ka ardhur në Kuvend dhe do shqyrtohet.   JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Kalendari do miratohet të hënën kështu që mund të futet ligji për prokurorinë. Ligji ka ardhur dhe do ju shpërndahet sot.   ILIR RUSMALI: Me këtë ligj do merret Komisioni i Ligjeve. Komisioni do e mbajë atë ligj sa kohë i duhet për shqyrtim. Ai ligj duhet të futet në punë në komision. Ka shumë ligje që përfshihen në kalendar e jo në rendin e ditës. Komisioni do marrë tërë

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›