E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate e Orikumit, protesta ne diten e festes se 8 Marsit

Orikum- Grate e qytezes se Orikumit, protestojne ne diten e festes se tyre me parulla ne kerkim te drejtesise per pronesi. Megjithese dje ishte 8 Marsi, e njohur ndryshe si festa e gruas, rreth 60 femra kane sfiduar edhe motin e keq, duke dale ne sheshin kryesor te qytetit te Orikumit. Ato kane gjetur Diten Nderkombetare te Grave, qe te kryenin nje parakalim, duke bllokuar per disa minuta dhe aksin rrugor Vlore-Sarande ne qytezen bregdetare. Me parulla si "Duam te drejten tone!", "Kerkojme pronesine e tokes!" dhe "Gezuar 8 Marsin!", grupi i grave ka bere thirrje per drejtesi dhe qe prona te mos u zaptohet padrejtesisht. Problemi i tokave te ish-Ndermarrjes Bujqesore Orikum ka lindur prej nje viti, ku rreth 500 ish-punonjes kerkojne te drejten e pronesise sipas ligjit 7501, kurse pronaret e vjeter kane perfituar siperfaqet duke nisur ndertimin e pallateve te reja. Behet fjale per mbi 48 ha toke ne bregdet, kurse protestat jane bere te perditshme qe prej nje muaji. Te njejtin problem kane edhe ish-punonjesit e Ndermarrjes Frutore ne "Ujin e Ftohte", prane vilave qeveritare, ku po ngrihen godina banimi nga investitore te ndryshem. Nuk kane munguar edhe konfrontimet e banoreve pretendues te prones, me sipermarres dhe pronare te vjeter te tokave, apo perplasjet me policine.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›