Raporti i “EMA”-s: “Liberalizimi i vizave për vendet e rajonit izolon Shqipërinë”
Lëvizja Europiane boton raportin për liberalizimin e vizave në rajon
Liberalizimi i vizave me Bashkimin Europian të tri shteteve të rajonit të Ballkanit, siç janë Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, pritet të sjellë izolimin e Shqipërisë. Kjo për faktin se këto vende, pas 1 janarit të vitit 2010 do të mund t’i bëjnë kërkesë BE-së që të vendosin të njëjtin regjim vizash që kanë vendet e BE-së me Shqipërinë, dhe kjo do të vështirësojë marrjen e vizave nga qytetarët shqiptarë edhe për të udhëtuar në vendet fqinje. Kjo është konstatuar në raportin e fundit të Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA). Raporti është përgatitur nga grupi i ekspertëve të kërkimit, me mbështetjen e “Balkan Trust for Democracy”, që është një projekt i mbështetur nga qeveria gjermane. Ky punim analizon implikimet e propozimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke i kushtuar vëmendje të veçantë rrugës së Shqipërisë drejt regjimit pa viza. Punimi propozon rekomandime konkrete që duhet të ndërmerren në të ardhmen e afërt nga qeveria shqiptare, duke e bërë procesin më transparent dhe duke e sjellë më pranë publikut. Punimi sugjeron se regjimi pa viza mund të bëhet realitet vetëm nëpërmjet reformave të prekshme.
Hapat
Në raportin e EMA-s theksohet se Shqipëria ka përpara një rrugë të gjatë e të vështirë në plotësimin e standardeve të Udhërrëfyesit të Komisionit Europian, çka kërkon vullnet në kryerjen e reformave në fushën e sigurisë së dokumenteve të identitetit, lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, menaxhimin e integruar të kufijve, migracionit të paligjshëm dhe ripranimit, krimit të organizuar, trafiqeve e korrupsionit dhe bashkëpunimit ndërmjet agjencive të ndryshme në luftën kundër këtyre fenomeneve. Sipas raportit, është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet aplikimit të instrumenteve të kontrollit kushtetues, të monitorojë e të nxisë Ekzekutivin në përmbushjen e kritereve specifike të Udhërrëfyesit. “Në këtë kontekst, raporti i ri që qeveria shqiptare duhet t’i paraqesë Komisionit Europian deri në tetor të këtij viti, ku përshkruhen hapat e ndërmarrë, duhet të kthehet në një dokument pune si për qeverinë shqiptare, ashtu dhe për Kuvendin. Vetëm progresi real dhe jo retorika nga ana e Shqipërisë do të nxiste Komisionin Europian në dërgimin e një misioni tjetër vlerësimi në terren vitin që vjen. Dhe një vlerësim pozitiv do të mundësonte një propozim për vendet anëtare të BE-së për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë”, - shkruhet në raport. Lëvizja Europiane në Shqipëri sugjeron gjithashtu që qeveria shqiptare të bashkëpunojë me qeveritë e vendeve të rajonit në mënyrë që t’i paraprijë izolimit të mundshëm të vendit. “Në të njëjtën kohë, qeverisë shqiptare i duhet të punojë ngushtë me qeveritë e Maqedonisë dhe të Malit të Zi, të cilat, si pasojë e heqjes së regjimit të vizave me hapësirën “Shengen” prej 1 janarit 2010 potencialisht e kanë të hapur rrugën për të kërkuar vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë, me justifikimin e njehsimit të politikave të tyre të vizave me atë të vendeve të Shengenit, çka do ta izolonte Shqipërinë edhe me vendet fqinje”, - shkruhet në këtë raport.
Arsyet
Sipas raportit, Shqipëria nuk përfitoi nga regjimi i liberalizimit të vizave për shkak se nuk përmbushi udhëzimet e Komisionit Europian. Sipas raportit, Shqipëria duhej të plotësonte të njëjtat standarde të detajuara, të përcaktuara në Udhëzuesin e KE-së, që u është vënë në dispozicion të gjitha qeverive të vendeve të rajonit. “Shqipëria, në dallim nga vendet e tjera të rajonit, i ka pasur të parashtruara që në angazhimet e veta në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). Madje, deklarata e posaçme bashkëngjitur Nenit 80 të MSA-së thekson: “Palët janë të vetëdijshme për rëndësinë që populli dhe qeveria e Shqipërisë i kushtojnë perspektivës së liberalizimit të regjimit të vizave. Ndërkohë, progresi varet nga zbatimi nga Shqipëria i reformave më të rëndësishme në fusha, siç janë forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigracionit të paligjshëm, forcimi i kapaciteteve administrative në kontrollin kufitar dhe sigurinë e dokumenteve”. Megjithëse të parashtruara 5 vjet më parë, Shqipëria aktualisht vlerësohet nga Komisioni Europian në një nivel jo të kënaqshëm për përmbushjen e kritereve të Udhërrëfyesit. Për të shmangur çdo hije dyshimi në objektivitetin e vlerësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, presidenca suedeze e BE-së, përmes diplomatit Lars Wahlund shprehet se “Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës u janë dhënë të njëjtat kritere kryesore, i njëjti Udhërrëfyes, sikurse edhe Serbisë, Malit të Zi dhe të tjerëve. Këto vende do të duhej t’i bënin këto reforma, ekspertët e Komisionit ishin atje dhe ata nuk i kishin kryer”, - citohet në këtë raport.
Raporti: “Qeveria shqiptare fshehu raportet vlerësuese të Komisionit Europian”
Në raportin për procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, Lëvizja Europiane e Shqipërisë konstaton faktin se sipas tyre, qeveria shqiptare nuk publikoi Udhëzuesin e Komisionit Europian për përmbushjen e standardeve.
Sipas raportit, në vitin 2007 BE-ja vendosi të negociojë me vendet e Ballkanit Perëndimor Marrëveshjen për Lehtësimin e Vizave (MLV). Paralelisht me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, në pranverën e vitit 2008 Komisioni Europian vendosi t’u paraqesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, një Udhërrëfyes për regjimin pa viza.
Udhërrëfyesi u përpilua nga Komisioni Europian, të cilit iu kërkua nga Këshilli të përcaktojë kritere të matshme për t’u përmbushur nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të shkohet drejt një regjimi pa viza. Më konkretisht, Udhërrëfyesi është i organizuar në 4 blloqe: Siguria e dokumenteve; Migracioni i paligjshëm dhe ripranimi; Rendi dhe siguria publike; Marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore.
Pas paraqitjes së Udhërrëfyesit vendeve të Ballkanit Perëndimor, rruga që ndoqi Komisioni Europian deri në vlerësimin përfundimtar dhe përgatitjen e propozimit për vendet që përmbushin standardet u bë nëpërmjet disa hapave. Në fillim qeverive iu kërkua një raport vlerësimi i situatës për të kuptuar stadin ku ndodhej vendi në përputhje me standardet e përcaktuara në Udhërrëfyes. Brenda vjeshtës së vitit 2008 Komisionit Europian iu dorëzuan raportet e vlerësimit. Në disa vende raportet e vlerësimit u diskutuan në parlament dhe iu bënë të njohura opinionit publik përpara se të dorëzoheshin në Bruksel, ndërsa në disa të tjera, përfshirë këtu Shqipërinë, qeveritë nuk preferuan as t’i bëjnë publike e as të përfshijnë në proces institucionet e tjera jashtë Ekzekutivit apo Parlamentit. Mbi bazën e raporteve të dorëzuara nga vetë qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Europian hartoi një Raport Vlerësimi të parë, i cili u diskutua më 24 nëntor 2008 në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Komisioni Europian nuk preferoi ta bënte publik Raportin e Vlerësimit, por ia dorëzoi në rrugë zyrtare vendeve të Ballkanit Perëndimor. Interesant është fakti se Raporti i Vlerësimit i Komisionit Europian u publikua apo citua vetëm nga qeveritë e vendeve të rajonit, përkatësisht nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, për të cilat duket se procesi i liberalizimit të vizave po ecte në trasenë e duhur. Në raport bëhet e ditur se qeveria shqiptare e mohoi ekzistencën e një raporti vlerësimi të tillë nga ana e Komisionit Europian, duke u dhënë garanci në të njëjtën kohë qytetarëve se vendi po përparonte bindshëm drejt heqjes së regjimit të vizave. Sipas ekspertëve të EMA-s, “Raporti i Komisionit Europian nuk iu nënshtrua diskutimeve apo analizës në qeveri apo Kuvend, duke dëshmuar mungesë serioziteti rreth angazhimeve të Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave”.
Rruga e procesit të liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor
Shtator-dhjetor 2009
Komisioni Europian do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në vendet e rajonit
Shtator-nëntor 2009
Parlamenti do të diskutojë mbi propozimin e Komisionit dhe do t’ia paraqesë opinionin e tij Këshillit të Ministrave
30 nëntor 2009
Këshilli i Drejtësisë dhe i Çështjeve të Brendshme do të votojë mbi propozimin
1 janar 2010
Pritet të hyjë në fuqi Liberalizimi i Vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë
Gjatë vitit 2010
Komisioni do të vazhdojë të monitorojë situatën për vendet e tjera të rajonit të mbetura ende në listën negative në plotësimin e standardeve të Udhërrëfyesit: Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina
7 Shtator 2009