E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, merret peng biznesmeni shqiptar

Policia ka liruar pengun dhe ka arrestuar Egert Kanaj dhe Leonardo D'Aliamo që kishin kërkuar 90 mijë euro

Një biznesmen shqiptar merret peng në Itali nga bashkatdhetari i tij në bashkëpunim me një shtetas tjetër italian, por pas dy orësh lihet i lirë, ndërsa dy pengmarrësit përfundojnë në prangat e policisë. Sipas njoftimeve të policisë italiane, shqiptari 45- vjeçar emri i të cilit nuk është bërë i ditur është marrë peng që të enjten në mbrëmje, nga dy persona, ku njëri prej tyre është shqiptar me banim në qytetin e Ravenas. Gjatë operacionit të Antimafias së Bolonjës, të premten në mbrëmje kanë përfunduar në pranga 29- vjeçari nga Shqipëria Egert Kanaj dhe Leonardo D'Aliamo, 47 vjeç, të akuzuar për rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje. Dy pengmarrësit e shqiptarit i kishin kërkuar familjarëve të shqiptarit një shumë prej 90 mijë eurosh në këmbim të lirimit të tij, ndërsa kjo shumë ishte ulur deri në 50 mijë euro. Shqiptari ishte marrë peng te enjten në mbrëmje, ndërsa aventura e pengmarrësve të tij nuk ka zgjatur më shumë se 24 ore, ku përforcimet e policisë nga ajri dhe toka kanë bërë që të lokalizojnë vendin ku mbahej peng shqiptari, afër Portit të Fuoris në hyrje të lokalitetit të Ravenas. Pas kësaj ngjarjeje, policia lokale ka nisur hetimet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në pengmarrjen e 45- vjeçarit nga Shqipëria. Sipas të dhënave nga media italiane mësohet se dy autorët e pengmarrjes njiheshin nga policia si persona me precedentë penale. Ndërkohë, nga deklarimet që ka dhënë në polici, shqiptari i marrë peng, ka rrëfyer se dy personat e kishin kërcënuar se do ta vrisnin nëse nuk dorëzohej nga familjarët e tij shuma e eurove që kishin kërkuar dy pengmarrësit. F. C

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›