Grate me pak para, nuk kane poste drejtuese
Sonila Isaku
Femrat ne Shqiperi pavaresisht se jane me te shkolluara dhe kryejne me shume arsim, perseri mbeten me pak te paguara, apo shume pak prej institucioneve drejtohen prej tyre. Ky fakt eshte pohuar nga vete kryeministri Sali Berisha, gjate konferences per perballjen me stereotipet gjinore ne vendin tone.
Fenomeni
Rreth 80 % e posteve drejtuese aktualisht mbahen nga burrat, e per pasoje te ardhurat e tyre ne familje jane me te medha se grate. Ky fakt u be i ditur nga kryeministri Sali Berisha gjate konferences "Perballja me Stereotipet Gjinore". Kreu i qeverise theksoi se qeveria po lufton stereotipin ne administrate dhe ne shkolla, duke bere qe femrat te zene perqindjen me te madhe. "E theksoj edhe nje here se ne ligje ne jemi ne rregull, por ne realitet jo. Ne administraten shqiptare predominojne vajzat dhe grate. Ne universitetet e vendit, ne nje perqindje qartesisht me te larte, diplomohen me shume vajza, sesa djem. Dhe megjithate studimet faktojne se te ardhurat qe ato realizojne per familjen e tyre, jane rreth 35 perqind me te uleta se te burrave. Ne te gjitha borderote nuk eshte e shkruar kund nje page me e ulet per gruan, sesa per burrin, por teresia eshte kokeforte dhe deshmon se grate marrin me pak", ka pohuar gjate fjales se tij kryeministri Berisha. Sipas tij, kjo ndodh sepse ne biznese, ne rast se burrat jane mazhorance absolute, grate jane shume me te pakta dhe jo sepse ato nuk kane iniciativen e lire te zhvilluar, perkundrazi e kane shume te zhvilluar, jo se ato nuk mund te organizojne dhe drejtojne bizneset, perkundrazi, ne shume aspekte me mire se vete burrat. Ne marredheniet kontraktuale grate jane te shkelqyera.
Dhuna
Nje tjeter fenomen negativ ne vendin tone eshte edhe dhuna ne familje, sidomos dhuna ndaj grave ku meshkujt i shohin femrat si prone te veten. Kreu i qeverise shprehu edhe kete shqetesim, se grate dhe vajzat vazhdojne te jene viktima te dhunes dhe per kete ligji duhet rreptesuar. "Duhet te pranojme se grate e vajzat jane viktima te padrejtesive, gjer edhe agresioneve, te cilat mbartin ne vete stereotipin e trasheguar, se paku gjate 2 mijevjecareve te fundit. Duhet te pranojme se shoqeria nuk ka qene e drejte ndaj jush, nuk kane qene te drejta as besimet fetare. Ndaj edhe reforma te thella jane shume te domosdoshme, ne menyre qe te ndahemi nga nje stereotip, qe nuk i ben nder aspak shoqerise shqiptare, por dhe asnje shoqerie", ka pohuar kryeministri Berisha. Ne kete konference te organizuar nga Ministria e Punes dhe OSBE, ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale Spiro Ksera u shpreh se po behen perpjekjet maksimale per ndergjegjesimin e vajzave dhe grave, per denoncimin e dhunes. "Barazia gjinore eshte nje fushe qe kerkon bashkepunimin e te gjithe aktoreve dhe gjej rastin ketu te ftoj per nje bashkepunim me te ngushte organet e pushtetit vendor, per perfundimin sa me pare te procesit te ngritjes se mekanizmave te referimit te rasteve te dhunes ne te gjitha njesite si dhe te qendrave sociale per pritjen dhe rehabilitimin e viktimave dhe dhunuesit."
Pjesemarresit ne konference diskutuan ne masat qe nevojiten per te siguruar qe politikat e ardhshme, ne vecanti strategjia e ardhshme kombetare per barazine gjinore dhe luften kunder dhunes ne familje, te beje me shume per te luftuar stereotipet gjinore tradicionale qe gjenden ne "zemer" te diskriminimit me baze gjinore ne Shqiperi.
Bosch: Te respektohet barazia gjinore
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch theksoi se respektimi i barazise gjinore eshte shume i rendesishem per nje shoqeri te lire dhe demokratike. "Ne kete konference synojme te shikojme sfidat, ne lidhje me barazite gjinore ne nje shoqeri te hapur dhe demokratike. Duhet te arrijme ne nje sere marreveshjesh per vleresimin e rolit te gruas ne shoqeri", deklaroi Bosch. Te dhenat tregojne se Shqiperia shenon ende shifra te larta te dhunes dhe krimit ne familje.