“Grekët, 20 minuta dhe 50 plumba për të na vrarë”

12/02/2005 SARANDË - Kostaq Kacorri është një nga peshkatarët që ka provuar në kurrizin e tij plumbat e drejtuar nga peshkarexha “Tre vëllëzërit”. Edhe dje, ai dukej ende i tronditur nga ato momente tmerri që kishte përjetuar kur ishte sulmuar me armë zjarri nga pala greke. Nnë një intervistë për gazetën “Metropol”, Kacorri ka rrëfyer me detaje çdo moment të ngjarjes së dy ditëve më parë si dhe ka folur dhe për problemet e mëparshme me rojet kufitare greke.
Ku ndodheshit në momentin e incidentit?
U nisëm nga Vivari, rreth orës 05.00 të mëngjesit, për të peshkuar në ujërat shqiptare. Kemi peshkuar në kuadratin C, atje punuam deri nga ora 14.00 dhe morëm materialet tona për t’u kthyer në mol. Papritur, na vjen skafi i policisë kufitare greke. Në momentin që skafi u afrua, varka jonë ndodhej drejt me Bukën e Vivarit dhe me lundrën e Butrintit, rreth një milje larg nga bregu. Mjeti lundrues grek, pasi është afruar, na ka deklaruar që të ndalonim se, sipas tyre, ne kishim shkelur ujërat.
Si reaguat ju pas kërkesës së kufitarëve grekë?
Ne u përgjigjëm se jemi në ujërat e territorit shqiptar, ata insistuan dhe përsëritën disa herë që ‘Do vini me ne’. Ne vazhduam rrugën për në mol, ata na prenë rrugën, qëlluan disa herë në ajër, pastaj qëlluan direkt në drejtimin tonë.
Sipas jush, përse qëlluan rojet kufitare greke në drejtimin tuaj?
Sipas mendimit tonë, ata na kanë qëlluar për të na vrarë drejtpërsëdrejti në kabinën ku ne ishim. Shoku jonë, që kishte dalë jashtë për komunikim, u fut sërish në kabinë dhe të tre u shtrimë barkas në ujërat që kishin mbuluar varkën tonë. Ne vazhduam të ecnim me shpejtësi për në breg të detit.
Sa zgjati e gjithë kjo ngjarje?
Tmerri ka zgjatur rreth 20 minuta. Sipas shenjave në varkë, ajo është goditur rreth 50 herë. Nga këto, 10 plumba kanë depërtuar në varkë, por, për fat të mirë, ne po jetojmë një jetë të dytë. Të shtënat kanë ardhur me një lloj arme që nga zhurma dukej si mitraloz 12.7 mm. Ata qëllonin, ndërsa ne vazhduam rrugën, pastaj njoftuam kapitenerinë dhe policinë.
Reaguan shpejt autoritetet shqiptare?
Policia kufitare shqiptare ka mbërritur në vendngjarje 20 minuta pasi ne bëmë njoftimin. Skafi grek ishte larguar nga vendi i ngjarjes kur autoritetet kufitare shqiptare mbërritën pranë nesh.
Më parë këni patur probleme me fqinjët grekë?
Ky është rast i përsëritur. Vetëm një javë më parë i njëjti skaf ka goditur disa herë në ajër me armë, duke terrorizuar peshkatarët pak metra me larg nga vendi ku ndodhi incidenti i djeshëm, në kuadratin C.
Dritan Çela, peshkatari i “Tre vëllezërit”
“Ishte fat për ne që shpëtuam nga plumbat grekë”
Peshkatarët e anijes “Tre vëllezërit”, kërkojnë marrjen e masave nga qeveria shqiptare, pasi janë të rrezikuar dhe të pambrojtur në ujërat tona dhe përsëritja e rasteve të tilla po kthehet në një “pushtim” që po i bën peshkimit policia detare e Korfuzit.
“Na kanë qëlluar drejtpërsëdrejti për të vrarë. Desh na morën jetën. Për ne qe një fat shumë i madh që shpëtuam nga plumbat dhe breshëritë e skafit grek”.
Kështu ka thënë dje për gazetën “Metropol” motoristi i peshkarexhës “Tre vëllezërit”, Dritan Çela.
Sipas këtij të fundit, skafi i rojës kufitare greke “na ka lënë të qetë kur na kishte ushtruar terror deri 500 metra në afërsi të Vivarit”.
Më pas, mjeti ushtarak grek është larguar me shpejtësi.
Reagon Shoqata e Peshkatarëve të Sarandës
Fatmir Ruçi: Stop! Gjatë 1993-2005, 50 sulme me armë nga kufitarët grekë
SARANDË - Kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve në Sarandë, Fatmir Ruçi, ka reaguar dje pas ngjarjes së dy ditëve më parë, kur u qëllua mbi peshkarexhën shqiptare në ujërat tona territoriale. Dje Ruçi ka ngritur zërin jo vetëm për peshkatarët që kanë rrezikuar jetën së fundi, por edhe për raste të tjera. Sipas tij, në një farë mënyre kjo është “bërë rrugë” nga policia greke.
Si e komentoni ngjarjen e dy ditëve të fundit?
Shumë të rëndë. Ne nga ana jonë do të hartojmë një protestë të shoqëruar me foto për autoritetet më të larta shtetërore në Shqipëri. Duam të vëmë në dijeni Kryeministrin, Presidentin dhe të gjitha organizmat e huaj që janë në Tiranë për ngjarjet e përsëritura dhe incidentet e peshkatarëve në ujërat shqiptare në Sarandë.
Çfarë kërkoni nga strukturat shtetërore ju si shoqatë?
Kërkojmë mbrojtjen e peshkatarit dhe të drejtave të tij si punëtor dhe prodhues. Raste të tilla janë të pafund. Ne nuk kemi një statistikë të saktë, por që prej vitit 1993, në ujërat tona mund të jemi cënuar nga ushtria greke më shume se 50 herë, duke rrezikuar seriozisht jetën e personelit të varkave të peshkimit. Arsyet janë të shumta. E para, lidhet me dëshirën e keqe që kanë grekët që ne të mos peshkojmë në atë zonë, e cila është e pasur me lloje të ndryshme peshku. Ata duan ta shfrytëzojnë atë zonë vetë dhe me metodat që përdorin kërkojnë që të krijojnë panik te peshkatarët shqiptarë.
Po arsye të tjera mund të këtë për ngjarje të tilla?
Arsyeja e dytë lidhet me xhelozinë e peshkatarëve me njëri-tjetrin, e cila reagon me futjen e organeve policore greke në këtë mes. Xhelozia e peshkatarëve grekë është e njohur tashmë për gjithë komunitetin e Sarandës. Grekët duan të na bëjnë neve të ndihemi sikur nuk jemi në tokën tonë dhe këto ujëra i takojnë dikujt tjetër. Shoqata e Peshkimit në Sarandë ka 60 anëtarë. Ata janë të pajisur me të gjithë dokumentacionin e duhur dhe paguajnë të gjitha detyrimet në shtet, nga i cili kërkojmë të na mbrojë nga agresioni i mësipërm.