Një tjetër Jaltë

12/02/2005 Më 22 shkurt, George W. Bush do të takohet me krerët e shteteve të BE. Dy ditë më pas do të takojë Putinin, më pas Hu Jintaon. Axhenda? Procesi i paqes në Lindjen e Mesme. Por për t’u arritur ai objektiv duhen rihartuar ekuilibrat e planetit. Duke rrezikuar dy luftëra
Ndryshojnë axhendat e këtyre takimeve, por jo rezultati përfundimtar. Amerika duhet të zgjidhë dy kriza. E para, më taktike, në Irak me një strategji daljeje deri në mesin e 2006, së bashku me dy aleatët e saj kryesorë: Britaninë e Madhe dhe Italinë. Kriza e dytë është më afatgjatë, dhe ka të bëjë me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, që kalon mes tratativave të Ariel Sharon e Mahmud Abaz, por që parashikon edhe eliminimin e të gjithë burimeve të rezistencës
Ai që ka ofruar një hartë të impianteve të fshehtë është babai i bombës pakistaneze, Abdul Qadeer Khan, trafikanti më i madh bërthamor i epokës sonë. Në këmbim të imunitetit, ofruar nga SHBA, shkencëtari nga Islamabadi ka lokalizuar për amerikanët afro 30 laboratorë, qendra kërkimore dhe instalime ushtarake
Davos. Koka e ulur, duart e bashkuara, një lutje e shkurtër dhe darka mund të fillojë. Eshtë mbrëmja e së premtes, 28 janar: George W. Bush ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë një grup senatorësh republikanë për të folur në lidhje me linjat e fjalimit drejtuar kombit, që do të mbante më 2 shkurt. “Kujtoni që jemi ende një vend në luftë”, u thotë të ftuarve. Një hyrje që fut drithërima.
Një tjetër darkë, të njëjtën mbrëmje, por gjashtë orë më parë, në një tjetër anë të botës, në këmbët e “malit magjik” zviceran Davos: u organizua nga Forumi Ekonomik Botëror, për të vënë përballë udhëheqësin demokrat të Komisionit të Jashtëm të Senatit, Joe Biden dhe ministrin e Jashtëm të Iranit, Kamal Kharrazi. Të dy kanë reputacion si politikanë të moderuar dhe pragmatikë. E megjithatë, nuk kalon shumë e fillojnë hedhje-pritjet. Kharrazi sulmon menjëherë, duke pretenduar se shishet me verë franceze tërhiqen menjëherë nga tavolina. Më pas acarohet ulur siç është, sepse Biden vonohet shumë, më shumë se një orë e 20 minuta. Në fund, bën gjithë sa mundet për të mos treguar sa shumë ia ka prishutr tashmë humorin gruaja e sapoardhur e senatorit amerikan, e veshur me pantallona lëkurë dhe bluzë të zezë që lë krahët zbuluar. Por kjo nuk është asgjë, krahasuar me shkëmbimin e akuzave.
“Ju amerikanët gënjeni. Programi ynë bërthamor ka vetëm qëllime civile”, përsërit pa pushim ministri i Teheranit. “Nuk është e vërtetë”, ia pret senatori. “Ka një dyshim në rritje që ju po ndërtoni bombën atomike. Nëse nuk doni të keni telashe të mëdha, duhet të hiqni dorë nga kërkimi për uran të pasuruar”. Klima ndizet aq shumë, saqë detyron shefin e restorantit të shkojë e të hapë dritaret, për të lënë të hyjë ajri që të qetësojë pakëz shpirtrat: në ato momente tempreratura është më pak se 20 gradë.
Këto dy episode zbulojnë vetë botën në të ardhmen e afërt. Nga njëra anë, administrata amerikane, e cila pasi arriti të organizojë zgjedhje pak a shumë demokratike në Afganistan, në Palestinë e në Irak, është gjithnjë e bindur se Irani përbën pengesën e fundit reale për rrugën drejt stabilizimit të Lindjes së Mesme. Nga ana tjetër, regjimi teokratik i ajatollahëve që nuk dëshiron të pranojë të fitojë “Satanai i madh” dhe që për asnjë arsye në botë nuk ka ndërmend të heqë dorë nga programet bërthamore, civile dhe ushtarake.
Ky konflikt SHBA-Iran ka shumë pasoja, si ndërhyrjet e Sirisë në Irak e Izrael, dhe një projekt të madh: të mbërrihet te Jalta 2, ekzaktësisht 60 vjet pas konferencës së 4-11 shkurtit 1945 në Krime. Natyrisht, kushtet janë të ndryshme, protagonistët po kështu, por ambicia për të vënë pakëz rregull në botë, pas sulmeve të 11 shtatorit dhe luftërave në Afganistan dhe Irak, mbetet e njëjtë si ajo e përpara Luftës së Dytë Botërore. Ndryshimi themelor në krahasim me Jaltën është se nuk ka më aleatë të përhershëm, me të cilët të diskutohen zonat e nifluencës, por interesa të përhershme. Në këtë kuptim, janë objektivat që farkëtojnë aleancat.
Lufta kundër terrorizmit islamik, për shembull, nga një anë bën të vështira marrëdhëniet transatlantike, me Francën e Zhak Shirakut në pozicion kritikeje ndaj luftës parandaluese, por nga ana tjetër bashkon Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Indinë dhe Japoninë. Ndërkohë, një Iran i debërthamizuar afron me njëri-tjetrin Shirakun dhe Bushin, por largon tre fuqitë e tjera evropiane.
Tre takime politike të një rëndësie të madhe do të duhej të vendosnin këtë rend të ri botëror. I pari është në Bruksel, ku, më 22 shkurt, Bushi do të takojë krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Dy ditë më vonë, në Bratislavë, Bush do të ulet në poltronë, ashtu si Franklin Delano Roosevelt, duke patur në krah Vladimir Putinin, si Stalini dikur. Menjëherë pas verës, një tjetër samit, thuajse me siguri në Pekin, mes Presidentit amerikan dhe Hu Jintaos, njeriu i fortë i Kinës.
Ndryshojnë axhendat e këtyre takimeve, por jo rezultati përfundimtar. Amerika duhet të zgjidhë dy kriza. E para, më taktike, në Irak me një strategji daljeje deri në mesin e 2006, së bashku me dy aleatët e saj kryesorë: Britaninë e Madhe dhe Italinë. Kriza e dytë është më afatgjatë dhe ka të bëjë me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, që kalon mes tratativave të Ariel Sharon e Mahmud Abaz, por që parashikon edhe eliminimin e të gjithë burimeve të rezistencës.
Në këtë kontekst, Irani dhe Siria janë të parët vende në shënjestër. Por, ndërkohë që çështja siriane ka më shumë mundësi të zgjidhet në rrugë diplomatike dhe presione ndërkombëtare (dhe në fakt ka shenja ndryshimi në Damask nga ana e Bashar Asad), me atë iraniane është më vështirë.
Këtu nxjerrin krye rreziqe seriozë për një konflikt të ri të armatosur. Gjatë dhjetëra vizitave në Zyrën Ovale, Bushi u ka përsëritur interlokutorëve, ashtu siç ka bërë edhe kohët e fundit me Silvio Berluskonin, se Irani nuk duhet lejuar kurrë që të shtjerë në dorë armën finale. Dhe kjo jo vetëm sepse bomba e ajatollahëve përbën një kërcënim për shkatërrimin e Izraelit, por edhe për destabilizimin e vendeve të tjerë, si Araba Saudite e Turqia: për të mos folur pastaj për mundësinë që iranianët, nën ndikimet ultrafetare “të ndihmojnë që ndonjë grup terrorist të shtjerë në dorë bombën e pisët”, siç ka thënë për “Panorama”, ish-presidentin Klinton.
E panjohura e vërtetë në këtë krah të hekurt i takon udhëheqjes iraniane. Shteteve të Bashkuara, por mbi të gjitha tre evropianëve (Britani e Madhe, Francë e Gjermani) që po bëjnë tratativa për të shmangur embargon tregtare të OKB, u mungojnë interlokutorë të besueshëm, sepse në Iran po zhvillohet një luftë e paprecedentë për pushtet, pavarësisht faktit që zyrtarisht është Ali Khamenei që komandon. Përballë janë vënë tribu, njerëz të famshëm të familjeve të mëdha, të ashtuquajturit sukistë, që përbëjnë bërthamën e ekonomisë, si edhe fetarët, që në vetvete janë të ndarë mes të moderuarve, pragmatistëve dhe të papajtueshmëve. Ndoshta vetëm zagjedhjet presidenciale verën e ardhshme në Teheran do të jenë në gjendje të nxjerrin një udhëheqës të fortë, të aftë të hyjë në tratativa qoftë edhe nga pozita të ngurta, por gjithsesi të qarta.
Shpresa e BE dhe shumë sektorëve parlamentarë amerikanë është që ky personazh të mund të jetë Ajatollah Hashemi Rafsanjani. Ndërkohë, Bushi lëshon udhëzim pas udhëzimi me qëllim që të luftjoë shënjestrat iraniane. Një strategji e tillë kalon përmes tre opsioneve të shpjeguara në këtë mënyrë nga senatori Biden: “E para është ajo që t’i kërkohet Izraelit të bëjë “punën e pisët”. Pastaj është ajo e sulmit kirurgjik: më pak e dëshirueshmja. Dhe e treta është zgjidhja diplomatike, me një mirëkuptim gjithnjë e më të madh mes SHBA dhe BE”.
Zgjedhja e sulmit nuk i pëlqen as senatorit republikan John Mçain, kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të 2008, që deklaron: “Nuk mund të zhvillohen dy luftëra në të njëjtën kohë”. Edhe parlamentari republikan i Ajouas, James Leach, shprehet kundër “nisjes së një sulmi kundër Iranit”, por më pas shton: “Gjithsesi, nëse duhet të ndodhë do të jetë një ndërhyrje 10 mijë metrash”.
Në të vërtetë, një luftë e fshehtë është duke u zhvilluar mes SHBA dhe Iranit. Prej disa muajsh, avionët spiunë dhe luftarakë të US Air Force kryejnë misione spiunimi në Iran për të detyruar mbrojtjen ajrore që të ndezë radarët. Eshtë një mënyrë për të zhvilluar atë që në zhargonin ushtarak quhet “urdhër beteje elektronike për Iranin”. Më të rrezikshme janë infiltrimet nga toka. Forcat speciale amerikane dhe ato paramilitare të CIA kanë stërvitur grupe kurdësh në veri të Irakut dhe i nisin me misione përtej kufijve. Këto inkursione kryhen edhe përmes Azerbajxhanit dhe mbi të gjitha përmes Balukistanit pakistanez. Në këtë rast, ato u besohen organizatave disidente iraniane, si muxhahedinët e-Khalk, të financuar dikur nga Sadami dhe tani nën urdhërat e Donald Rumsfeld.
Këto operacione kanë si objektiv mbledhjen e të dhënave në vendet e objekteve bërthamore që teokratët e Iranit i kanë shpërndarë nëpër territorin e ventit për t’i bërë më pak të dallueshme. Ai që ka ofruar një hartë të impianteve të fshehtë është babai i bombës pakistaneze, Abdul Qadeer Khan, trafikanti më i madh bërthamor i epokës sonë. Në këmbim të imunitetit, ofruar nga SHBA, shkencëtari nga Islamabadi ka lokalizuar për amerikanët afro 30 laboratorë, qendra kërkimore dhe instalime ushtarake, ku projektet bërthamore dhe mjetet ushtarake janë në një fazë zhvillimi të përparuar.
Eshtë e qartë, Irani nuk po rri në dritare duke pritur D-Day. Duke përdorur armën e naftës dhe gazit ka siguruar dashamirësinë e Kinës dhe, pjesërisht, të Indisë. I shërben Putinit, të cilit i kërkon të mos ndërpresë furnizimet ushtarake. Angazhon organizatën terroriste Hezbollah në kufirin ndërmjet Libanit dhe Izraelit dhe financon, përmes këtij grupi, Hamasin në Rripin e Gazës. Së fundi, po përfiton nga fitorja e shiitëve në Irak, për të bërë për vete disa krerë tribush në jug. Për të mos trembur vendet fqinjë me maxhorancë sunnite (Arabia Saudite, Egjipti, Jordania e Siria), udhëheqësit fetarë të Teheranit kanë sugjeruar që të mos vendoset në krye të qeverisë së Bagdadit një kryeministër shumë fetar. Më mirë një laik, në pritje për të dhënë goditjen përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në fund të 2005. Përballja mes Bushit dhe Khameneit është thjesht në “të shtënat e para” dhe ajo premton padyshim zhvillime të mëdha, të cilët do të jenë përcaktuaes për Jaltën e radhës.