E Diel, 1 Nëntor 2026

Grekët: Gjermanët, pasi na vranë, tani po na blejnë

Athinë Një grup qytetarësh grekë, mes të cilëve edhe intelektualë, protestuan para ambasadës gjermane në Athinë kundër planeve të Gjermanisë për blerjen e Greqisë, skurse u shprehën ata. Protesta ndodhi në kohën kur zv.kancelari gjerman Filip Resler, në shoqërinë e mbi 60 investitorëve, u takua me shume udhëheqes grekë në një vizitë dyditore në Athinë qe kishte synim, vlerësimin e mundësive për investime të drejtpërdrejta gjermane në Greqi. Vizita vjen pas një sërë paralajmërimesh nga Berlini për falimentin e shtetit grek dhe rekomandime poshtëruese për shitje ishujsh e hipotekimin e Akropolit, në këmbim të marrjes së huave për të përbakllur krizën e borxheve.

Megjithëse investimet gjermane zënë vendin e parë në Greqi, me 12.5% te GDP, biznesmenët gjermanë kërkuan më shumë lehtësira për të investuar.
Po kalojm situata të vështira, por jemi të predispozuar, si ne politikanët, ashtu edhe përfaqësuesit e biznesit ti japim një shtytje ekonomisë së Greqisë deklaroi Filip Resler Zv.kancelar i Gjermanise
Por, ndryshe nga politika, qytetarët nuk e kanë mirëpritur vizitën e zyrtarit të lartë gjerman. Ata u tubuan para ambasadës gjermane duke protestuar. Regjisori Dimitris Kolatos tah se Gjermania tashme zoteron gjithë influencen e saj mbi Greqinë. Gjyshërit dhe baballarët tanë luftuan gjermanët dhe papritmas gjermanët po vijnë dhe e blejne Greqinë me çmime poshtëruese. Ne nuk po kryejmë privatizime, ne po e shesim falas vendin dhe për këtë themi jo.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Greqia paralizohet nga grevat e sindikatave
  2. Njolloset botërori 1966, gjermanët me doping në finale
  3. Greqia në grevë kundër masave të rrepta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›