Lamtumira modeste e Steve Jobs
Përkundër jehonës dhe hidhërimit të madh në të gjithë botën që shkaktoi ndarja nga jeta e Steve Jobs, ceremonia e lamtumirës së tij ishte shumë e thjeshtë dhe në të morën pjesë miqt dhe të afërm të tij. Një ceremoni e thjeshtë, në perputhje me besimin e tij budist dhe minimalist komentuan mediat e huaja. Një mik i familjes i tregoi Ëall Street Journal se ceremonia e varrimit, ishte plotësisht private, por ai nuk dha asnje detaj se ku dhe ku u zhvillua ajo, kjo në respekt të Steve Xhobs dhe familjes se tij.
Themeluesi i kompanisë Apple, ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit dhe e gjithë bota përcolli me hidhërim humbjen e njeriut që I kontriboi kaq shumë zhvillimit të teknologjisë elektronike.
Kompania e Jobs shiti 315 milion Aj-Pod, 129 milion Aj-Fon, 113 milion kompjutera Mekintosh dhe 29 milione Aj-Ped. Sipas gazetës britanike Times, Steve Jobs ka lënë këtë trashëgimi që përfshin mrekullitë e ardhshme të Apple, Aj-Fon 5, I cili do të dilte në treg në 2012 ose 2013.
Shkrime të tjera me interes: