Zogu: Nuk jam me PS
28/11/2004 Pretendenti i fronit mbretëror e ka cilësuar spekulim lajmin e dhënë për bashkëpunimin e mundshëm mes LZHK-së dhe PS-së pas zgjedhjeve të përgjithshme në vitin. "Leka I-rë nuk është prononcuar për aleanca me partitë politike të çfarëdo krahu qofshin ato, por ka theksuar se “LZHK është e hapur për të gjithë ata persona që me dëshirë të plotë punojnë për interesat e Shqipërisë dhe interesat kombëtare”. Kjo përbën thelbin e filozofisë së LZHK-së dhe ne i qëndrojmë besnikë kësaj", thuhet në një deklaratë të dhënë dje për stypin. Qëndrimi i Zogut vjen vetëm një ditë pasi ai theksoi se do të bashkëpunojë me çdo forcë që kërkon integrimin e vendit. Ndërsa me këtë qëndrim të fundit është nënkuptuar se socialistët nuk janë në pjesën e partive që kontribuojnë në interesat kombëtare