Grekët: Në Shqipëri vaj kancerogjen
Bllokohen në Selanik të Greqisë 1182 tonë vaj luledielli i përzier me lubrifikantë, që përdoren për makina.
Marko Caka / Athine
Por skandali merr përmasa edhe më të frikshme, pasi në total ngarkesa e ardhur nga Ukraina ka qenë 3000 tonë. Ajo është importuar ne Greqi prej dy shoqërive greke me qëllim që të rafinohej dhe të shpërndahej më pas në treg. Nga kjo sasi 2.132 tonë janë shpërndarë deri tani dhe për fat të mirë 1.182 tonë vaj luledielli janë bllokuar, ndërsa kërkohen se ku kanë shkuar 950 tonë të tjera. Kanë qenë vetë zviceranët, të cilët kanë dhënë alarmin pas analizave të bëra dhe më pas janë ushtruar kontrollet përkatëse në depot e shoqërive që importuan vajin e rrezikshëm nga Ukraina në qytetin e Volos. Lajmi u konfirmua gjithashtu, nga Ministria e Zhvillimit të Greqisë, sipas së cilës sasia e bllokuar kishte përmbajtje të lartë të lëndës të dioksinit. Sipas njoftimit për shtyp të Sektorit të Kontrollit Ushqimor (EFET) pranë Ministrisë greke të Zhvillimit, sasia e vajit është prodhuar në Ukrainë dhe kishte destinacion vendet e Evropës Juglindore, veçanërisht Shqipërinë dhe Greqinë. Sasia e bllokuar u gjet në magazinat e kompanisë MANOS A.E., në zonën qendrore të Greqisë në qytetin e Volosit. Nga ekzaminimi i mostrave të kësaj sasie rezulton se vaji i lulediellit është përzier me një sasi të madhe vaji të lubrifikuar që përdoret për automjetet. Prej analizave të kryera nga laboratorët specialë të sektorit të kontrollit ushqimor u konstatua se, vaji lubrifikant ishte i përbërë prej 10% të sasisë së përgjithshme të ngarkesës, duke e kthyer atë në një lëndë tepër të rrezikshme për jetën e konsumatorëve.
Bllokimi
Operacioni për bllokimin e sasisë së vajit të rrezikshëm për konsumatorët, i cili u cilësua tepër i suksesshëm u zhvillua mesditën e djeshme në Selanik dhe Volos të Greqisë, mbasi ministria greke kishte mbledhur disa informacione nga homologët zviceranë, se rezultatet e analizave të kryera në Bernë të Zvicrës kishin rezultuar pozitive në përbërjen e lëndës së dioksinit dhe që përbën rrezikshmëri për konsumatorët e tregjeve nga ku kishte destinacionin vaji ukrainas. Menjëherë pas informacioneve të këtij burimi të sigurtë, institucioni përkatës grek i është përveshur punës duke kryer kontrolle të rreptë në transitin e kësaj lënde. Sipas EFET-it, gjatë kontrolleve të deritanishme, vaji importohej me anije prej Ukrainës dhe më pas, shpërndahej në disa prej kompanive më të mëdha të përpunimit të vajrave ushqimore në Greqi dhe Shqipëri. Siç dihet vaji lubrifikant është një vaj me përbërje kimike të ngjashme me vajin e lulediellit që përdoret vetëm për motorët e makinave. Eshtë toksik dhe me përmbajtje kanceroze që mund të shkaktojë helmimin e njeriut, madje edhe vdekjen e tij. Tashmë, organet greke bënë verifikimet e duhura ndaj 16 kompanive tregtare që kanë shpërndarë këtë vaj, të cilët kanë pikat e tyre në Athinë, Larisa, Selanik, Verie si edhe Korinth. Greqia nuk është i vetmi vend ku kanë mbërritur sasi të tilla vaji të përzier, por sipas mediave greke ky vaj është shpërndarë edhe në tregjet e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Anglisë.
Kompania Shqiptare
Në krye të listës me emrat e kompanive që e kanë furnizuar konsumatorët me sasi të mëdha të këtij vaji, rezultojnë kompania shqiptare "Dessina Balkan", që ndodhet me qendër në qytetin e Korçës. Madje, në raportin e saj ministria greke këtë kompani e ka nënvizuar, duke treguar se dhe fqinja e saj Shqipëria është e prekur nga ky rrezik. Të njëjtat burime, sqaruan se po punohet për gjetjen me saktësi të kompanive, të cilat kanë blerë dhe në vazhdim kanë eksportuar sasi të këtij vaji. Mendohet së përveç kompanisë "Dessina Balkan", edhe kompani të tjera shqiptare kanë importuar në sasi të mëdha nga lloji i këtij vaji. Ekspertët grekë thonë se lista e kompanive shqiptare mund të shtohet pasi në dokumentet e shitjeve të kompanisë, rezulton se një tjetër sasi prej 950 tonë të së njëjtës përbërje, janë tregtuar gjatë ditëve të kaluara. Ata do të bëjnë verifikimet e duhura nëpërmjet doganave përkatëse, për të saktësuar sasinë e vajit të eksportuar në vendin tonë. Burimet greke sqaruan se, do t'i kërkojnë edhe palës shqiptare të verifikojë destinacionin e ngarkesës së rrezikshme në vendin tonë dhe ta bllokojë të gjithë sasinë e importuar sa më shpejt pa përfunduar tek konsumatorët. Emri i kompanisë shqiptare, rezultoi të jetë në listën e publikuar prej kësaj ministrie, e cila u publikua në faqen e agjencisë shtetërore të lajmeve ANA. Sipas dikasterit grek, ky është një ndër skandalet më të mëdha që kanë përfshirë sektorin ushqimor në Greqi këto vitet e fundit, kur dihet që dhe disa herë pala shqiptare është njoftuar disa vite më parë dhe për ushqime të tjera që përmbanin lëndë kanceroze si në patatinat dhe në lëndët kozmetike. Skandale të ngjashme janë zbuluar dhe pak muaj më parë në disa vende të tjera të Evropës, ku midis më të mëdhenjve ka qenë skandali i djathit mozzarela dhe i verës me dioksinë në Itali. Ende nuk dihen përmasat e tij, pasi ka vetëm pak orë që organet hetimore kanë filluar hetimet për gjetjen e saktë të sasive të importuara në Greqi, e në vazhdim të eksportuara drejt Shqipërisë.
“Shqipëria s’është pjesë e skandalit të vajit”
Ministria e Bujqësisë mohon kategorikisht futjen në vendin tonë të ndonjë sasie vaji të ndotur. Sipas këtij dikasteri çdo ngarkesë e këtij lloji, që importohet i bëhen analizat e më pas lejohet kalimi i doganës. "Vendi ynë nuk është i përfshirë në këtë skandal. Nuk është importuar asnjë sasi vaji që përmban lëndë të rrezikshme", u shpreh për gazetën zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Rexhep Shahu. Ai theksoi se, ministria ka kontaktuar urgjentisht me drejtoritë e Korçës dhe të Gjirokastrës. "Jemi lidhur me drejtoritë tona në Korçë dhe në Gjirokastër dhe nga informacionet që morëm prej tyre, nuk ka asnjë import të regjistruar nga kompania që përflitet", tha Shahu. Nga ana tjetër, ai nënvizoi se, duke nisur nga sot do të verifikohen të gjithë importet e vajit që janë bërë muajt e fundit. Sa i përket kompanisë "Dessina Balkan" e përmendur nga autoritetet greke si importuese e këtij vaji në vendin tonë, zëdhënësi i ministrisë u shpreh se, nuk ka ende informacion nëse është vërtet pjesë e këtij skandali ose jo.
Dhoma e Tregtisë: Vaji është i parafinuar, s’është i rrezikshëm
KORÇE - Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Korçë, Ilir Selenica, jep garanci se vaji i bllokuar në territorin grek nuk ka përbërës të rrezikshëm. Sapo ka mësuar lajmin e përcjellë nga mediat greke, sipas të cilave është bllokuar dhe vaji që do të transportohej në Shqipëri nga firma korçare, "Dessina Balkan" ai është vendosur në kontakt me pronarin e saj. "Kontaktova me pronarin e firmës, Petrit Hajdërlli, i cili ndodhet në Greqi. Ai pretendon se vajin që po sillte e ka të cilësisë së mirë. Por për ta vërtetuar këtë gjë unë di që po merren autoritetet shëndetësore greke. Në telefon më tha se vaji është i mirë, por në fabrikën ku ai e kishte blerë vajin një kontroll i autoriteteve greke ka gjetur vaj të parafinuar. Është ky fakt që shërbeu si sinjal për të bllokuar ngarkesat e Hajdërlliut drejt vendit tonë. Pra dyshohet se është vaj i parafinuar. Për vaj me përbërës të rrezikshëm as që bëhet fjalë", pohon Selenica. Sipas tij, Hajdërlliu është anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe korrekt si biznesmen. Firma e tij importon vaj nga Greqia për t'u shpërndarë më pas në zonën juglindore të vendit. Në çdo rast pohohet se para se të hidhet në treg, vajit i bëhen analizat në laborator dhe në çdo rast rezultatet kanë dalë pozitive, që dëshmojnë se vaji është brenda cilësisë dhe standardeve të përcaktuara. Ndërkohë, kryeinspektori i Laboratorit të Cilësisë dhe Standardeve në Korçë, Arben Gjata thotë se prej 1 muaji firma "Dessina Balkan", e cila sjell vazhdimisht mostra vaji për analiza, nuk ka sjellë në Shqipëri vaj luledielli, për shkak të problemeve që fabrika greke ka pasur me mallin e bllokuar në Spanjë. "Me sa di unë ai e merr vajin në fabrikën më të re të vajrave në Greqi. Asnjëherë nuk ka pasur probleme me cilësinë dhe standardet e tij. Mos harrojmë se Greqia është vend i KE dhe merr sanksione të rënda nëse shkel standardet", pohon Gjata. j.gj