Grekët kryq në pasaportë 34-vjeçarit var veten në shtëpinë e xhaxhait

10/05/2005 Jetonte e punonte prej 7 vjetësh me familjen ne Greqi
GJIROKASTER - Altin Neviri, është gjetur i vetëvarur kasollen e shtetasve Limoz Neviri dhe Arben Neviri, xhaxhallarët e tij. Altini, 34 vjeç, nga Gjirokastra, me banim në Delvinë, vendosi t’i jap fund jetës, duke u vetëvarur në kasollen e xhaxhait të tij, ndërkohë që i kishte shkuar në shtëpi si mysafir.
Ngjarja ndodhi ditën e diel, rreth orës 21.30.
Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet dhe pse ende nuk dihet arsyeja e aktit kundër vetes.
Ngjarja
Viktima është çuar herët në mëngjes nga krevati, duke kryer aktin e vetëvarjes fshehurazi nga familja e xhaxhait të tij.
I prekur nga dhimbja e humbjes së nipit të tij, Arben Neviri thotë se ”nuk mund të them asgjë kur halle të tilla të zënë derën”.
Altin Neviri ishte kthyer për të kremtuar festën e Pashkëve në vendlindje më 27 prill nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës. Gjatë kthimit nuk i është paraqitur asnjë problem me dokumentacionin nga policitë doganore shqiptare dhe greke. Ndërkohë, sipas burimeve, mësohet se familja e viktimës jetonte dhe punonte që prej 7 vitesh në shtetin fqinj. Ata kishin blerë një shtëpi në Gjirokastër, dy vjet më parë. Shtëpia e tyre në qytetin e Delvinës është e pabanueshme nga amortizimi i plotë i saj.
Xhaxhai
Sipas xhaxhait të viktimës, mësohet se 34-vjeçari i ka dhënë fund jetës, për shkak se i është vendosur një kryq në pasaportën e tij nga autoritetet greke të doganës së Kakavijës, një ditë më parë. Dokumenti i identifikimit është vlerësuar si i parregullt nga policia helene dhe kjo ka shkaktuar depresion tek i riu, sipas xhaxhait të tij.
Ai thekson se “nuk kuptova asnjë lloj shenje depresioni në mbrëmje kur erdhi te ne dhe ra në gjumë pa asnjë lloj shqetësimi”.
Precedenti/ Janar 2005
U hodh nga trageti, spranoi të kthehej në Shqipëri
FIER – Një i ri nga fshati Kallm i Madh i rrethit të Fierit u vetëmbyt duke u hedhur nga anija, për të mos u kthyer në Shqipëri.
Albert Senka nëpërmjet Greqisë me një traget, tentonte të emigronte në Itali, por pa dokumenta. Sapo kishte mbërritur në Ankona, policia italiane pas verifikimit të dokumentave e ktheu atë me të njëjtin traget për në Greqi. Sapo trageti ishte nisur, në një distancë jo shumë të largët nga vendi i ankorimit, në tentativë për tu rikthyer në Itali, u hodh nga trageti në det, por fatkeqësisht nuk i rezistoi të ftohtit duke gjetur mbytjen. Senka ishte mërzitur me të ardhurat që siguronte në Greqi, ku kishte shkuar 4 muaj më parë dhe kishte vendosur të shkonte në Itali për më shumë para ku dhe e prisnin edhe dajot e të
fejuarës së vetë.
Albert Senka, nuk kishte shumë që ishte fejuar dhe vetëm në muajin tetor 2004 kishte bërë celebrimin në gjendjen civile të komunës së Mbrostar Ura.
Alberti ishte vëllai më i vogël, ndërsa kishte edhe dy vëllezër të tjerë më të mëdhenj, si dhe një motër më të vogël.