Var veten në derën e dhomës së gjumnit,i shpalluri i padëshirueshëm në Itali

10/05/2005 Pas 10 vjetë emigrim, nuk lejohej të kthehej atjë ku kishte lënë gruan dhe vajzën
DURRES - Të jetuarit larg pjesës tjetër të familjes ka shtyrë drejt vetëvrasjes 43-vjeçarin Naim Istrefi, banorë në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit.
Istrefi është gjetur i vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, në mëngjesin e djeshëm, në shtëpinë e tij.
Ngjarja
Naim Istrefi është gjetur i vetëvarur në derën e dhomës së gjumit fillimisht nga vëllai i tij, i cili banonte në të njëjtën lagje. Ky i fundit shkonte çdo ditë në mëngjes te 43-vjeçari nisur nga paralajmërimet që kishte dëgjuar.
Sipas banorëve mësohet se 43-vjeçari u kishte deklaruar të afërmve se do të vriste veten, nëse nuk do të shkonte përsëri në Itali.
Ndërsa dëshmitari i parë i vetëvarjes ka trokitur në portën e të vëllait, ai është detyruar të thyejë derën, nga ku ka parë të varur Naim Istrefin. Sipas policisë, ai kishte marrë një litar dhe pasi e kishte lidhur mbi derë ishte varur, duke larguar blloqet nën këmbë.
Burime zyrtare kanë pohuar se nga hetimet paraprake 43-vjeçari është vetekzekutuar dhe shkak për këtë ngjarje është bërë depresioni.
Policia
Policia tha se Istrefi, me banim në Spitallë, lagje periferike e qytetit, kishte pesë-gjashtë muaj që ishte dëbuar nga Italia. Sipas burimeve zyrtare, ai nuk kishte të drejtë të hynte në shtetin fqinj për pesë vite dhe dëbimi i tij është bërë në dhjetor të vitit të kaluar.
Policia nuk ka deklaruar se cilat ishin arsyet që kanë shtyrë policinë italiane të riatdhesojë jashtë vullnetit emigrantin, i cili kishte emigruar dhjetë vite më parë, ndërkohë që ka bërë të ditur se Istrefi kishte lënë në Itali gruan dhe një vajzë.
Pas dëbimit, Istrefi jetonte i vetëm në shtëpi, ku edhe është gjetur i vdekur.
Familjarët
Të afërm të viktimës kanë thënë se 43-vjeçari i mbetur pa grua dhe pa vajzën, të cilën çifti e kishte adaptuar, kalonte kohën i mbyllur në vetvete. Kjo u ka rënë në sy edhe pesë vëllezërve të tij, të cilët kanë pohuar se Naim Istrefi vuante nga çrregullimet mendore. Sipas tyre, sëmundja i ishte shfaqur vite më parë, por ajo i ishte rënduar muajt e fundit dhe pikërisht pas dëbimit nga Italia, duke e mbyllur në vetvete Istrefin.
Gjendja e rënduar psikike kishte shtyrë vëllezërit e tij të ndiqnin me shqetësim çdo vendim të tij, ndërsa mësohet se ai kishte kundërshtuar vëllezërit që deri në bashkimin me gruan e vajzën të jetonte te familja e njërit prej tyre.