Grekët përçudnojnë shqiptarin, e shkojnë në hell
Autori i Lajmit: Redaksia
Mjekët grekë nuk janë të sigurt nëse shqiptari ndaj të cilit është abuzuar në mënyrë çnjerëzore do të mund të shpëtojë apo jo. Bluzat e bardha, ku gjendet 35-vjeçari, emigrant kanë deklaruar se, 35-vjeçari edhe sikur të dalë nga gjendja e rëndë, nuk dihet me siguri nëse do të jetojë.
Atij i janë dëmtuar rëndë shumë organe të brendshme të trupit, kanë thënë bluzat e bardha të spitalit në Kretë.
Ngjarja
Edhe pse ai nuk ka pranuar të rrëfehet duke thënë se kishte pësuar një incident, duke u rrëzuar në banjë, mjekët gjatë operacionit kanë zbuluar provat e krimit makabër dhe kanë pohuar se 35-vjeçari është torturuar për minuta të tëra. Tortura ka ndodhur në Hania dhe zanafillën e ka të premten që shkoi, kurse dje janë zbardhur detajet e ngjarjes. Autorët kishin ngulur në trupin e emigrantit një shkop fshese dhe pikërisht në zonën e anusit dhe duke ia përshkuar deri në mushkëri. Si pasojë e depërtimit të shkopit në këto pjesë të trupit janë çarë zorrët dhe janë dëmtuar seriozisht disa nga organet jetësore, u shprehën mjekët në spitalin e Haniasë, raporton policia. Mjekët deklaruan se gjetën copëza të shkopit të fshesës në zonën e anusit të të riut shqiptar, por edhe më në brendësi të trupit ku kishte depërtuar mjeti që kishin përdorur autorët për të çnderuar dhe torturuar 35-vjeçarin. Një përfaqësi nga ambasada shqiptare janë nisur drejt Greqisë për të nisur edhe ata hetimet për ngjarjen e rëndë. Në krye të grupit është, Andi Nikaj officer i policisë shqiptare, që pritet të nxjerrë konkluzione në lidhje me ngjarjen.
Policia
Policia tha se ka marrë në pyetje vëllanë e emigrantit të dëmtuar, i cili tha se nuk kishte dijeni për atë që kishte ndodhur. Kurse vetë viktima i torturës, mohoi të ishte dhunuar. Ai tha se ishte detyruar të paraqitej në spital për shkak se kishte pasur një incident në banjën e shtëpisë së tij në rrugën “Iroon Politehniu”, pa sqaruar më tej dhe për shkak të dhimbjeve kishte kërkuar mjekim në Repartin e Kirurgjisë. Pikërisht ky mjekim ka zbuluar torturën. Jorgos Arhontakis, Drejtor i Shërbimit Mjekësor të Spitalit të Haniasë, tha dje se ndonëse i riu arrin të flasë ai është në rrezik për jetën, pasi i është çarë zorra e trashë dhe ka rrezik kalbëzimi. Arhontakis, konfirmoi se i riu u paraqit për mjekim të premten në mbrëmje, por pas analizave u mbajt në reanimacion për shkak të temperaturës së lartë dhe kur u krye ndërhyrja mjekësore u zbulua se ai ishte abuzuar duke iu futur në anus një shkop.
Pistat
Dyshimet e para për autorët e ngjarjes së rëndë janë hedhur mbi të afërmit e të dashurës greke, apo nga ndonjë grup kriminal ku mund të kishte borxhe. Burime të tjera policore jozyrtare thonë se më shumë dyshime ka për të paktën dy grekë, ku njëri prej tyre është vëlla i të dashurës së 35-vjeçarit, ngjarje e ardhur nga ndarja e çiftit, e përjetuar keq nga i afërmi i vajzës greke. Një tjetër pistë është dhe ajo e hakmarrjes nga disa shqiptarë për shkak të një borxhi të pakthyer. Por media greke ka hedhur një tjetër pistë, ajo ka shkruar se, kjo ngjarje mund të jetë vepër e një grupi racist, Hrisi Avgji, pasi mendohet se, shqiptari ishte homoseksual dhe të rinjtë grekë janë hakmarrë ndaj tij.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010