Greku grabit banesën e shqiptarëve
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Iraklo, qyteti më i madh të ishullit të Kretës në Greqi. Sipas gazetës lokale "Patris" një shtetas grek ka hyrë në banesën e disa emigrantëve shqiptarë me qëllimin për ta grabitur atë. Sipas gazetës greke, ka qenë 24- vjeçarja shqiptare, e cila po kthehej nga supermarketi, që ka zbuluar vjedhjen. Policia thekson se gruaja kishte lënë të hapur derën e banesës dhe kur ka dëgjuar zhurmën ka menduar se në dhomën tjetër ndodhej bashkëshorti i saj. Shqiptarja kishte shkuar për të blerë cigare në supermarket në kohën kur një i ri grek ka hyrë në banesë përmes derës së lënë hapur. Sipas policisë në momentin që u zbulua nga e zonja e shtëpisë, i riu grek sapo kishte marrë 1,300 euro dhe po tentonte të largohej. Çifti shqiptar tha se paratë i kishte ndarë mënjanë për të shlyer qiranë, dritat dhe ujin e muajit. Gruaja ka ndaluar të riun grek derisa bashkëshorti i saj ka mbërritur në shtëpi bashkë me policinë, e cila arrestoi autorin e ngjarjes.