E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supersulmi, 30,000 ushtarë kundër talebanëve

 

Më shumë se 30,000 ushtarë pakistanezë kanë nisur dje një aksion që pritej prej kohësh kundër talebanëve në Vaziristanin Jugor në kufi me Afganistanin, pas një nate sulmesh nga militantët që lanë 175 njerëz të vdekur dhe kërcënim të fortë për stabilitetin e Pakistanit. Operacioni është më i madhi që është organizuar ndonjëherë nga Pakistani kundër ekstremistëve islamikë. Ushtria thotë se ka vendosur të dërgojë 30,000 trupa kundër rreth 10,000 talebanëve dhe luftëtarëve të Al Kaedës. Beteja do të zhvillohet në territorin e fisit Mehsud, i mbushur me fshatra të varfëruara, të cilët kanë një histori të gjatë të prodhimit të luftëtarëve të frikshëm fisnorë (vetëshpërthyes). Talebanët në Pakistan drejtohen tani nga Hakimullah Mehsud, pasardhës i Baitullah Mehsud, i cili u vra nga amerikanët gushtin e kaluar. Një operacion i suksesshëm është jetik për stabilitetin e Pakistanit. Gjatë dy javëve të fundit militantët kanë nisur një seri sulmesh të guximshme në të gjithë vendin, duke përfshirë bombardimin vetëvrasës të një zyrë të Kombeve të Bashkuara në Islamabad, tre sulme të njëkohshme në rajonet e policisë në Lahore dhe një rrethim 22-orësh të selisë së ushtrisë në Ravalpindi fundjavën e kaluar. Autoritetet thanë se shumica e incidenteve janë orkestruar nga komandantët me bazë në Vaziristan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›