Grenobël këmbëngul për Salihin
Hamdi Salihi mund të jetë pasardhësi i Lorik Canës në kampionatin francez. Burime pranë futbollistit bëjnë të ditur se Paris SG dhe Grebobël interesohen për shërbimet e bomberit shqiptar. Sulmuesi dëshiron që të ndërrojë ambient që këtë vit, por kjo do të jetë e vështirë. Gjatë dy ndeshjeve, ekipi i Grenobël ka pasur agjentët e saj për të vëzhguar nga afër bomberin shkodran. Gjithsesi mbetet problem fakti që klubi austriak i Riedit ka vendosur një çmim shumë të lartë për Salihin, rreth një milionë euro, çka i bën të vështira bisedimet për të bërë të mundur që sulmuesi i kuqezi të mund të transferohet te skuadra franceze këtë verë.