E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kievo: Bogdani, 45' me Qipron

 

Stafi drejtues i skuadrës së Kievos është i shqetësuar për sulmuesin, goleadorin shqiptar Erjon Bogdani. Sipas teknikut Domeniko Di Karlo, shtatlarti shqiptar po kalon një periudhë të shkëlqyer dhe këtë e ka reflektuar edhe në stërvitjet  e vazhdueshme me verdheblutë, por grumbullimi i tij në Kombëtare mund të lodhë më shumë se ç'duhet futbollistin. Sipas të përditshmes italiane "L'Arena", stafi i ekipit shpreson që Erjon Bogdani të luajë vetëm një pjesë loje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›