E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR heq barrikadat serbet i rivendosin

Në Jarinjë 5 persona u arrestuan pasi kundërshtuan veprimet e ushtarëve të KFOR për heqjen e barrikadave. Zyrtari për informim i KFOR-it, Ralf Adametz në një prononcim për Radion Evropa e Lirë se pas arrestimit, personat e dyshuar i janë dorëzuar EULEX-it për marrje në pyetje.

“Ne kemi arrestuar 5 persona për shkak të sjelljes agresive në Jarinë, në portën 1.  Më pas ata i kemi dorëzuar tek EULEX-i, për hetime të mëtejshme dhe tani të pesë personat në fjalë janë liruar”, ka thënë Adametz.

Ai ka bërë të ditur se pas heqjes së barrikadës në afërsi të Jarinës, “banorët lokalë ngritën barrikadën tjetër vetëm pesë metra më larg nga ajo që ishte larguar”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›