E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri për pronën në Vlorë, arrestohen gjashtë persona

Vendi ku ndodhi plagosja pas konfliktit

Zbardhet grindja me armë në lokal. Akuzë për vrasje në tentativë

Policia: “Palët” në konflikt kishin marrëdhënie tregtie.

Policia e Vlorës ka arrestuar gjashtë persona në lidhje me sherrin masiv të së enjtes në mbrëmje në këtë qytet, ku u plagosën me armë zjarri katër persona. Sipas Policisë së qytetit bregdetar, dyshohet se përplasja ka ardhur për ndarjen e apartamenteve në një pallat të ri pranë stadiumit “Flamurtari”, ku dy prej të përfshirëve në konflikt kishin krijuar marrëdhënie tregtie. Policia e Vlorës zbardhi ngjarjen ditën e djeshme, duke bërë publike nëpërmjet njoftimit për shtyp arsyet e sherrit që përfundoi me 4 të plagosur dhe arrestimin e 6 të tjerëve. Sipas Policisë, gjithçka ka ndodhur si pasojë e një konflikti pronësie dhe pazaresh të ndërtimit.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›