E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshkohen me gjobe 14 permbarues gjygjesore

Vendimi vjen nga Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi pas një kontrolli të ushtruar në zyrat e shërbimit përmbarimor gjyqësor privatë me objekt verifikimin e funksionimit dhe përdorimit të Sistemit Elektronik të menaxhimit të çështjeve përmbarimore “Albis”, nga përmbaruesit gjyqësorë privatë.
Nga kontrolli tematik rezultoi se 14 nga 114 përmbaruesit gjyqësorë privatë, nuk kanë hedhur të dhënat në sistemin dixhital “Albis”.
Gjoba ndaj tyre është nga 30 deri në 40 mijë lekë për shkelje disiplinore të mos evidentimit në mënyrë të rregullt të të gjitha akteve dhe veprimeve procedurale të kryera gjatë veprimtarisë së ekzekutimit të vendimeve.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë këto masa disiplinore do të ndikojnë jo vetëm në respektimin e kërkesave të ligjit nga këto përmbarues gjyqësorë në të ardhmen, por do të japë efekte në rritjen e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit të të gjithë sistemit të përmbaruesve gjyqësorë privatë dhe përmirësimin e respektimit të të drejtave dhe interesave të ligjshëm të palëve në proces ekzekutimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›