E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrapar, zonat malore bllokohen nga dëbora

Pas një pauze prej më shumë dhe 3 javë dhe kur u duk se pranvera hodhi siparin e saj pa ndërprerje, një stuhi e shoqëruar me rikthimi të reshjeve të shiut dhe dëborës ka shkaktuar bllokimin e rrugëve në disa zona dhe komuna të rrethit të Skraparit. Burime nga pushteti lokal thanë se mëngjesin e djeshëm, rikthimi i reshjeve e shiut shoqëruar me reshje të dëborës kanë bllokuar disa rrugë që të çojnë në zonën e Gjerpësiot, Potomit dhe Çepanit. Po ashtu, burime nga Këshilli i Qarkut Berat pohuan se veç komunave të rrethit të Skraparit, të bllokuara janë edhe Qafa e Kumbullave që të çon në komunën Tërpan me 15 fshatrat e saj. Dëbora e rënë gjatë natës së enjte në rrugët që përshkojnë Qafën e Devris, të Potomit dhe të Çepanit ka penguar lëvizjen e lirë të mjeteve, ku drejtuesit janë njoftuar të lëvizin vetëm me përdorimin e zinxhirëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›