E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe; Shkrel, policia asgjëson rreth 5 mijë rrënjë Kanabis Sativa

Nga ana e policisë së Shkodrës, dy ditë më parë, në komunën Shkrel të rrethit të Malësisë së Madhe është organizuar një operacion më i gjerë për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike. Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u asgjësuan 4.996 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa në parcela pa pronësi ligjore. Sipas burimeve policore, në vendin e quajtur Shkëmbi i Lagët, komuna Shkrel, është identifikuar 1 parcelë me 1.760 rrënjë bimë me karakteristikë të ngjashme me Kanabis Sativa. Gjithashtu, në vendin e quajtur Mbi malin Bxhetes, komuna Shkrel, është identifikuar 1 parcelë me 560 rrënjë bimë me karakteristikë të ngjashme me Kanabis Sativa; në vendin e quajtur Mali i Ducajve, komuna Shkrel, u identifikua 1 parcelë me 183 rrënjë bimë me karakteristikë të ngjashme me Kanabis Sativa; në vendin e quajtur Shtogi i Zi, komuna Shkrel u identifikuan 2 parcela me 250 rrënjë bimë me karakteristikë të ngjashme me Kanabis Sativa; në vendin e quajtur Bjeshkët e Malit Xhajë në fshatin Ducaj, komuna Shkrel, u identifikuan 2 parcela me 1.043 rrënjë bimë me karakteristikë të ngjashme me Kanabis Sativa; në vendin e quajtur Lugi i Mënres në fshatin Maklaj, komuna Shkrel është identifikuar 1 parcelë me 1.200 rrënjë bimë me karakteristika të ngjashme me Kanabis Sativa. Sipas burimeve zyrtare policore, për të gjitha rastet e mësipërme u kryen veprimet e para procedurale dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›