E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Karamanlis bën ndryshime në qeveri

Kryeministri ri grek Kostas Karamanlis do të ndryshojë sot qeverinë e tij konservatore, në një përpjekje për të ndryshuar popullaritetin e tij në rënie për shkak të trazirave dhe pakënaqësisë me masat ekonomike.

Në një deklaratë të qeverisë thuhet se kabineti i ri do të njoftohet në orën 10:30 GMT dhe media njoftoi për një ndryshim të gjerë, ku ministrat kryesorë do të largohen, përfshirë ministrin e Financave.

"Zëdhënësii qeverisë do të njoftojë përbërjen e kabinetittë ri", thuhet në deklaratëne qeverisë.

Partia Demokracia e Re në pushtet, e cila mori pushtetin në vitin 2004 dhe u rizgjodh në vitin 2007, është përballur me një popullaritet në rënie ndaj socialistëve të opozitësnë muajt e fundit për shkak të një serie skandalesh dhe politikave ekonomike jopopullore.

Vrasja nga policia e një adoleshentimë 6 dhjetor shkaktoi trazirat më të rënda që prej shumë vitesh në vend. Analistët thonë se dhuna është ndezur gjithashtu nga pakënaqësia e popullsisë ndërkohë që kriza financiare globale filloi të jepte efektet e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›