E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në një familje në Ferizaj, dy fëmijë digjen në shtëpi

 

FERIZAJ-Nje zjarr i rënë në një banesë në Ferizaj ka shkatuar një tragjedi në familjen që banonte aty. Dy vajza të vogla, nën moshën katervjeçe, të së njëjtës familje kanë vdekur mëngjesin e sotëm si pasojë e zjarrit që përshiu sot rreth orës 09:00 shtëpinë në lagjen e Ukmajlëve, në fshatin Jezercë të Ferizajt. Flakët që shkrumbuan gjithçka nga shtëpia e familjes Haliti nuk kursyen as dy vogëlushet e vogla. Ndërkohë 5 anëtarë të tjerë të familjes arritën të shpëtonin. Ata u përpoqën të nxirrnin nga shtëpia dhe dy vogëlushet por pa mundur, pasi flakët kishin përfshirë gjithçka.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në komunën e Ferizajt, Behxhet Krasniqi. Sipas tij, ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërkaq që hetimet vazhdojnë.
Jozyrtarisht mësohet se shkaktar i zjarrit ishin instalimet me defekt të energjisë elektrike.

(d.b/RTK/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›